• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Afellay i ka edhe dy raste në Barcelonë

Publikuar: 06.08.2012 - 18:19

Barcelonë, 6 gusht – Fati i Ibrahim Afellayt në “Camp Nou” do të vendoset pas dy miqësoreve të ardhshme të katalanasve, asaj kundër Manchester Unitedit dhe Dinamos së Bukureshtit. Trajneri i ‘blaugranave’, Tito Vilanova u ka kërkuar drejtuesve katalanas se atij i duhen edhe 180 minuta për të vendosur përfundimisht të ardhmen e mesfushorit holandez. Menaxheri i talentit, Rob Jansen, konfirmoi interesimin e skuadrave italiane, Interit, Milanit, Lazios dhe Fiorentinës për klientin e tij dhe nuk e përjashtoi që Afellay të huazohej për një sezon në Serinë A. Afelai nuk po arrin dot ta bindë stafin teknik të nënkampionëve të Spanjës, edhe pse është aktivizuar në të gjitha ndeshjet e deritanishme miqësore të blaugranave (me Hamburgun 45′, me Kazablankën 69′ dhe me PSG-në 62′). 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell