Incidenti i parë në LO, veri-koreanet braktisin stadiumin

Artikujt tjerė
- Vendi i zhytur në luftë pret lajme të mira nga Londra
- Spanjës i pengon roli i favorites
- Qyteti i Birminghamit bën tifo për Xhamajkën
- Olimpiada, rast jetësor për hendbollistët britanikë
- Ish-zjarrfikësi në krye të luftës antidoping
- Një dashuri e shprehur me shqelma në kokë
- Kaosi i korsive olimpike zemëron londinezët
- Tetë tonë ar, argjend e bronz për olimpistët
- Incidenti i parë në LO, veri-koreanet braktisin stadiumin
- Futbollistet britanike u përkujdesën për gëzimin e parë në LO
Glasgow, 25 korrik Lojërat olimpike zyrtarisht ende nuk kanë filluar, por tashmë ndodhi skandali i parë për arsye të lëshimit të bërë nga organizatorët, të cilët në takimin e përfaqësueseve të futbollit në konkurrencën e femrave ndërmjet Kolumbisë dhe Koresë Veriore në displej gabimisht prezantuan flamurin e Koresë Jugore.
Kjo ndodhi para fillimit të takimit (sonte në orën 20 e 45 minuta), kur pranë emrave të futbollisteve të Koresë Veriore (komuniste) u paraqit flamuri jug-koren, udhëheqja e kombëtares koreane urdhëroi lojtare që të braktisin fushën.
Zyrtari i Koresë Veriore në këtë ndeshje e njoftoi arbitrin kryesor se në shenjë proteste kombëtarja e tij nuk do të luajë ndeshjen.
Takimi në stadiumin Hampden park megjithatë filloi me vonesë të madhe. Si njofton BBC, organizatorët kërkuan falje për gabimin e paqëllimshëm.





