Beckham- Muhamed Ali japin çmimin Përtej Sportit
Artikujt tjerė
- Beckham- Muhamed Ali japin çmimin Përtej Sportit
- Vilanova: Lëndimi i Messit nuk është serioz
- Pas Mourinhos, Strama më i miri në Inter
- Bayern këtë vit sdo të njeh rival
- Pazzini, lojtari që i duhet Juves
- Arsenal, City e United alarmohen: Llorente refuzon kontratën e re
- Afelay mbetet në Barcelonë
- Kirilenko në Minesota apo Warriors?
- Willian drejt Tottenhamit?
- Skrtel drejt Zenitit
Londër, 25 korrik Janë dy prej sportistëve më popullorë të brezave të tyre. Legjenda e boksit, 70-vjeçari Muhamed Ali dhe ylli anglez i futbollit David Beckham janë bashkuar për të prezantuar një çmim të ri prestigjioz. Së bashku ata kanë prezantuar në Londër edicionin e parë të çmimit Brezi Ali përtej Sportit.
Çmimi simbolik që i jepet të rinjve të cilët kanë shërbyer si frymëzim nëpërmjet sportit, i është dorëzuar refugjatit nga Afganistani, Matiullah Haidar. 19-vjeçari ka humbur pjesën më të madhe të familjarëve gjatë konflikteve në Afganistan, ndërsa tashmë ai punon si trajner sporti, por edhe si përkthyes për refugjatët e tjerë afganë.
37-vjeçari Bekham deklaroi se për të ishte një nder që qëndroi përkrah Muhamed Ali, një prej njerëzve që ka shërbyer si frymëzim në historinë e sportit, duke e cilësuar legjendën e boksit si një ikonë globale e që ka ndikuar në jetën e shumë njerëzve.
Kjo ishte shfaqja e parë publike e Muhamed Ali në prag të ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike Londër 2012. Boksieri 70-vjeçar pritet të ketë një rol të vogël në ceremoninë që do të zhvillohet në mbrëmjen e së premtes, ashtu si edhe Beckham. Ali vuan prej 26 vjetësh nga sëmundja e Parkinsonit, megjithatë ai vazhdon të mbetet aktiv në jetën publike, duke mos preferuar të qëndrojë I tërhequr pavarësisht gjendjes jo të mirë.
Në anën tjetër, pasi u la jashtë ekipit britanik të futbollit, mesfushorit të Los Angeles Galaxy iu kërkua nga Lordi Koe që të përfshihej në ceremoninë e hapjes të Lojërave Olimpike.









