• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

SHBA deklason kampionin e Evropës (video)

Publikuar: 25.07.2012 - 10:21

Madrid, 25 korrik - Ekipi Kombëtar i basketbollit të SHBA-së ka deklasuar në një miqësore kundërshtarët e Spanjës me rezultat 100:78, konkurrentin kryesor në Lojërat e ardhshme Olimpike.

Në javën e fundit "Ekipi i Ëndrrave" ka shkatërruar "Furinë e Kuqe" fal paraqitjes së mirë të Carmelo Anthonyt, i cili shënoi 27 pikë, LeBron James me 25 dhe Kevin Durent me 13 pikë dhe tetë kërcime.

Ndërsa te ekipi i Spanjës, lojtarët të cilët u munduan të ballafaqohen me ‘gladiatorët’ amerikanë ishin Pau Gasol me 19 pikë, ndërsa Serge Ibaka shënoi 16.

Këto dy ekipe kanë luajtur katër vite më parë në finalen interesante të Lojërave në Pekin, ku Shtetet e Bashkuara arritën deri tek fitorja, 118:107. Ne do të shohim se çfarë spanjollët kanë përgatitur në turneun e Londrës dhe të gjithë fansat e basketbollit presin përsëritjen nga Kina.

Ky ishte testi i fundit për Shtetet e Bashkuara dhe fitorja e pestë me radhë në ndeshjen miqësore, pasi paraprakisht ata mposhtën Republikës Dominikane (113:59), Brazilin (80:69),  Britaninë e Madhe (118:78) dhe Argjentinën (86:80). Ndeshja e parë në Olimpiadën e vitit 2012, SHBA do të luajë më 29 korrik kundër Francës.

 



Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell