• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Sheikët pushtojnë futbollin evropian

Publikuar: 14.07.2012 - 18:24

Klubet evropiane të futbollit tashmë janë nën varësinë e sheikëve arabë. Paris Sen Germen dhe Manchester City janë shembulli më i mirë për këtë.

Klubi francez dhe ai anglez kanë bërë shpenzime marramendëse në merkaton e transferimeve dhe e gjithë kjo në një moment kur kontinenti i vjetër është mbërthyer nga kriza financiare.

Deri tani kompania Qatari 'Sports Investment' ka shpenzuar 200 milionë euro për blerjen e futbollistëve, transmeton TCH. Gjithçka filloi verën e kaluar, kur padroni i Paris Sen Germen, Al Tani siguroi shërbimin e Havier Pastores për 43 milionë euro, ndërkohë që në janar mbërritën edhe Tiago Mota, Zheremi Menez apo Maksuell. Kjo vijoi edhe në verën e këtij viti kur 30 milionë euro i shkuan Napolit për Ezekjel Lavezin dhe 62 milionë euro u derdhën në arkat e Milanit për Ibrahimoviq e Tiago Silvën.

Por ai që krijoi këtë tendencë ishte Manchester City. në vitin 2008 sheiku Mansur bleu klubin anglez dhe gjatë këtyre 4 viteve janë shpenzuar 1.1 miliardë euro për blerjen e futbollistëve, pagat e tyre dhe shërbime të tjera. Gjithçka filloi me Robinjon, për të cilin Manchester City i pagoi Realit të Madridit 43 milionë euro. Më pas te Sitizens mbërritën Kun Aguero, David Silva, Adebajor, Nasri dhe Mario Baloteli për pagat e të cilëve Sheiku Mansur shpenzoi 360 milionë euro.

Komente (1)

Erolli14.07.2012/22:07

pa e harruar edhe ekipin spanjolle Malaga FC te cilin e ka ble sheiku Nasser AlThani nga familja mbreterore Qatar, e kusheri i afert i bleresit te ekipit PSG.

1000  Karaktere
Prishtinė 24°CI kthjellėt
Tiranė 24°CI kthjellėt
Shkup 29°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme