Londër: Shtretërit e sportistëve vetëm 1.72 metra të gjatë!

Artikujt tjerė
- Londër: Shtretërit e sportistëve vetëm 1.72 metra të gjatë!
- Howard dhe Lin kalojnë në Houston, Scola largohet
- Drogba arriti në Kinë
- Michael Phelps nuk çan kokën për kritikat
- Basketbollistet amerikane shkojnë në Olimpiadë me vetëm 12 ditë përgatitje
- Asafa Powell do të jetë i gatshëm për Olimpiadë
- Prodhimi i uniformave amerikane në Kinë çmend SHBA-në
- Capello merr timonin e Rusisë për 6 milionë euro
- Berlusconi konfirmon shitjen e Ibrahimoviqit dhe Silvas
- Barcelona shet Afelayn, Borini kalon në Liverpool
Londër, 14 korrik Sportistët që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike të sivjetme në Londër do të kenë probleme të mëdha me akomodim, pasi që shtretërit në Fhatin olimpik janë të gjatë vetëm 172 centimetra, shkruajnë mediet britanike. Kjo është shumë pak në krahasim me gjatësinë mesatare të sportistëve meshkuj, por edhe të atyre femra.
Si shembull përmendet rasti i 261 sportistëve meshkuj amerikanë, nga të cilët vetëm 22 sish do të mund të pushojnë dhe flenë rehat në shtretërit e tyre, pasi të tjerët janë dukshëm më të gjatë.
Organizatorët kanë paralajmëruar mundësinë e zgjatjes së shtretërve, por kjo gjë kërkon procedurë të caktuar, dhe është diskutabile se sa kjo mënyrë mund të ndikojë në akomodim të suksesshëm.
Pikërisht shkaku i kësaj shumë sportistë kulmorë, në mesin e të cilëve edhe tenistë e basketbollistë insistojnë që të vendosen nëpër hotele jashtë Fshatit olimpik.






