• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Gomez i Bayernit ‘presion’ Jupp Heynckesit

Publikuar: 10.07.2012 - 20:34

Munich, 10 korrik - Bayerni i Munichut veç 7 afrimeve të këtij sezoni, do të sillte në “Alianc-Arena” dhe një bomber të klasit botëror, po të mos kishte qenë Mario Gomez. Klubi rekordmen është detyruar që, për shkak të formës së pykës në sezonin e fundit, të mos e ulë atë dot në stol dhe prandaj zgjedhjet e Mario Manxhukiqit dhe Claudio Pizarros kanë qenë të imponuara. Gomez, shënuesi më i mirë i skuadrës në sezonin e fundit, do të jetë zgjedhje e parë e Jupp Heynckesit edhe këtë sezon të ri. 26-vjeçari, blerja më e shtrenjtë në historinë e Bundeligës, i cili ka shënuar 64 gola në 94 ndeshje që kur është transferuar nga Munichu në verën e vitit 2009, do të jetë violina e parë e ofensivës bavareze. Dhe diçka e tillë konfirmohet nga goja e vetë trajnerit 67-vjeçar. “Pse nuk morëm një sulmues të klasit botëror? Sepse nuk ishte aspak e nevojshme. Nëse do të kishim marrë një sulmues të tillë, atëherë kush do të luante, ai apo Gomezi? Kam besim shume te madh te Manchukiqi dhe Pizarro”, sqaroi Jupp Heynckes për revistën gjermane “Kicker”. Claudio Pizarro vjen në “Alianz-Arena” me parametra zero nga klubi i Werder Bremenit. Veterani peruan pritet të ofrojë shumë nga eksperienca e tij si një ish-lojtar i kësaj skuadre. Heynckes konfirmoi se ai do të jetë një zgjedhje emergjence, por nuk pritet të jetë e tillë ajo e kroatit Mario Manxhukiq. Sepse, nëse Pizarro erdhi me parametra zero, kroati 26-vjeçar i kushtoi Bayernit plot 13 milionë euro për ta transferuar nga Volfsburgu. Manxhukiq në fakt pritet të jetë gjithashtu një lojtar zëvendësues por, nëse do të tregojë të njëjtën formë si në Evropian (shënoi 3 gola), atëherë Bayerni nuk do të jetë më i detyruar të bëjë zgjedhje në varësi të pykës së saj. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 25°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell