Lucas, tek Interi në fund të gushtit

Artikujt tjerė
- Lucas, tek Interi në fund të gushtit
- Barça kërkon 30 milionë euro për Villan
- Milani nuk ka bërë ofertë për Carollin
- Terry: Gjithçka jam, vetëm racist jo
- Anzhi i gatshëm të ofrojë për Snejderin 25 milionë euro
- Salihi kundër PSG-së më 28 korrik
- Real-Valencia, Barça-Sociedad - ndeshjet e parë të La Ligas
- Pazzini largohet nga Interi
- Baines një hap larg Mancheter Unitedit
- Oferta më e fundit: Xhekon dhe para për Robin Van Persien
Milano, 10 korrik - E ardhmja e Lucasit po merr çdo ditë e më shumë trajtë zikaltër. Në fakt, deklarata të rëndësishme të vetë sulmuesit brazilian janë zbardhur ditën e djeshme. Kësaj here, pas disa dyshimeve që ka hedhur ditët e kaluara, futbollisti i San Paolos ia ka hapur krejtësisht dyert Interit Zikaltrit janë pa dyshim një skuadër e madhe. Të gjithë një ditë ëndërrojnë që të veshin fanellën e Interit dhe unë nuk jam ndryshe, thekson Lucas, i cili zbulon edhe kontaktet e zhvilluara me shoqërinë zikaltër. Mora vesh se babai im dhe menaxheri Wagner Ribeiro kanë diskutuar dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë me presidentin e Interit por, për të qenë i sinqertë, nuk më kanë treguar se çfarë po ndodh. Gjithsesi, do preferoja të qëndroja jashtë këtyre bisedimeve, sepse aktualisht mendoj vetëm për kombëtaren dhe për Lojërat Olimpike. Për momentin nuk dua të fokusohem tek asgjë tjetër. Në Brazil përflitet se drejtuesit zikaltër do të bëjnë një ofertë tjetër që shkon në 25 milionë euro dhe i afrohet shumë asaj që ka kërkuar San Paolo.
Mendohet që talenti brazilian të transferohet në Milano në fund të gushtit, pas përfundimit të Lojërave Olimpike. Kjo gjë e favorizon Interin që, deri atëherë, do të ketë shitur Maiconin dhe ndoshta edhe Pacinin dhe do ketë në dispozicion paratë e duhura për Lucasin (natyrisht pa harruar edhe ndihmën e Pirelli-t).






