Terry: Gjithçka jam, vetëm racist jo

Artikujt tjerė
- Një medalje olimpike do të thoshte shumë për Irakun
- Nga thyerja e qafës, te thyerja e rekordeve
- Arabia Saudite nuk çon asnjë femër në Olimpiadë
- Rusia synon shumë në atletikë
- Westbrook shihet si zëvendësim ideal për Waden
- Agger mund të jetë përforcimi i parë i Realit
- Gomez i Bayernit presion Jupp Heynckesit
- Lucas, tek Interi në fund të gushtit
- Barça kërkon 30 milionë euro për Villan
- Milani nuk ka bërë ofertë për Carollin
Londër, 10 korrik Kapiteni i Cheseat, John Terry ka deklaruar se nuk ndihet fajtor dhe ka kërkuar që të lirohet nga akuza se baza raciale ka fyer lojtarin Anton Ferdinand.
"Gjatë karrierës sime shumëçka më është veshur brenda dhe jashtë terrenit, por akuzën se jam racist, këtë nuk mund ta pranoj. Nuk kam pranuar që Ferdinand të mendoj se e kam fyer në baza raciale. Kjo nuk është karakteri im. Për këtë kam ardhur që të jap deklaratë, u ka thënë hetuesve Terry.
Gjykimi ka filluar të hënën, ndërsa në ditën e dytë të marrjes në pyetje është lëshuar xhirimi i deklaratës së Terryt, të cilën e ka dhënë hetuesve Lidhjes Futbollistike të Anglisë.
"Asnjë herë nuk kam qenë racist. Në Chelsea jam në dhjetë vjetët e fundit dhe gjatë kësaj kohe kam luajtur me një numër të madh lojtarësh me ngjyrë. Shumë sish kanë ardhur në klub derisa kam qenë kapiten. Pyetni se a kanë krijuar ndonjëherë përshtypjen se jam racist, tha Terry.










