Kalëruesi kanadez për herë të 10-të në Olimpiadë

Artikujt tjerė
- Kalëruesi kanadez për herë të 10-të në Olimpiadë
- Messi: Sanchez ishte i pafat
- Guardiola në Rusi, trillim i mediumeve
- Silvestre firmos për Interin
- Moutinho afër kalimit në Manchester United
- Futbollistët e Brazilit bëhen gati për olimpiadën
- Greqisë spo i ecën në asnjë front, eliminohet nga Nigeria
- Murrey, finalisti i dytë në Wimbledone
- Diego Forlan prish kontratën me Interin
- Federer ia shuan ëndrrat Gjokoviqit
Calgary, 7 korrik - Ian Millar ende pa nisur Olimpiada e ka të sigurt se do të bëhet legjendë në këto lojëra. Kalëruesi 65-vjeçar, me paraqitjen që do të bëjë këtë verë në "Londra 2012", do të thyejë rekordin e lundruesit australian Hubert Raudasch, i cili ishte paraqitur nëntë herë në olimpiada, prej vitit 1964 deri në vitin 1996. Millar në "Londra 2012" do ta bëjë paraqitjen e tij jubilare, të dhjetën në Olimpiadë.
Karriera olimpike e Millarit kap katër dekada. Ai në Olimpiadën "Londra 2012" ka mundur ta regjistrojë paraqitjen e tij të 11-të, por ia pa sherrin bojkotit të lojërave olimpike që në vitin 1980 qenë organizuar në Moskë.
Millar do të jetë në Londër edhe bartës i flamurit të shtetit të tij në ceremoninë zyrtare të hapjes më 27 korrik.
Millar është në mesin e 19 garuesve të Kanadasë që paraqiten në garat e kombinuara të kuajve. Ai deri më tani ka fituar vetëm një medalje olimpike. Pati fituar medaljen e argjendtë në kërcimin ekipor me kuaj në "Pekini 2008".
"Do të jap maksimumin që ta përmbylli karrierën olimpike në mënyrën më të mirë të mundshme", tha ai për gazetarët, transmeton Koha Ditore.






