• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Finalja vë përballë mbrojtjen dhe sulmin më të mirë

Publikuar: 01.07.2012 - 09:18

Kiev, 1 korrik - Dhe kështu ata takohen sërish në "Euro 2012". Këtë herë, Spanja dhe Italia po luajnë për titullin e kampionit të Evropës dhe për një vend në librat e historisë. Rivalët nga Mesdheu përballen të dielën në stadiumin olimpik të Kievit, tri javë pasi barazuan 1:1 në ndeshjen e parë të fazës grupore në "Euro 2012".

Si kampione e Evropës dhe botës në fuqi, Spanja po konkurron për ta fituar trofeun e tretë rresht në turne të mëdha, për t'u bërë ekipi evropian më i suksesshëm në histori të futbollit. Ky sukses, gjithashtu do të matej edhe me rekordin e Gjermanisë që ka fituar tre tituj kampioni të Evropës.

Vetëm Mario Balotelli i paparashikuar dhe ekipi befasues i Italisë, i udhëhequr nga Andrea Pirlo i qëndrojnë në rrugë Spanjës dhe fatit të saj.

Seleksionuesi i Përfaqësueses së Italisë, Cesare Prandelli, e ka parasysh se ekipi i Spanjës është favorit të finale dhe ka gjasa të mëdha për ta rrëmbyer trofeun e shumëkërkuar nga të gjithë.

"Për momentin, edhe nëse hapi sytë, unë ende jam duke ëndërruar", tha Prandelli. "Spanja mbetet favorite për shkak të punës që e ka bërë në këto katër vitet e fundit dhe suksesit që ka treguar. Spanjollët kanë dominuar plotësisht në çdo ndeshje që e kanë zhvilluar deri më tani prej vitit 2008".

Spanja nuk ka regjistruar humbje në Evropian prej vitit 2008 dhe tashmë ka barazuar rekordin me Gjermaninë Perëndimore si ekipi i vetëm që pati arritur në finale të Evropianit si kampion në fuqi dhe pas triumfit në Kampionatin Botëror. Gjermanët këtë sukses e patën arritur në vitin 1976, por në finale u patën mposhtur nga Çekosllovakia pas penalltive.

Kjo finale do t'i përballë dy ekipe të forta dhe me lojtarë cilësore në radhët e veta. Gjithashtu kjo ndeshje paraqet mbrojtjen më të mirë, Spanjën përballë ekipit me sulmin më efikas, Italinë.

Spanja nuk ka pranuar gol prej ndeshjes së parë të fazës grupore me Italinë (1:1), kurse Mario Balotelli dhe Antonio Cassano janë sulmuesit më të rrezikshëm në Evropian (më gjerësisht sot në “Koha Ditore”).

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CShi i lehtė
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CMe riga tė lehta shiu
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu