• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Morientes zbulon sekretin e suksesit të Del Bosques

Publikuar: 01.07.2012 - 09:12

Kiev, 1 korrik - Seleksionuesin e Spanjës, Vicente del Bosque, shumica e shohin si një njeri të trishtuar që qëndron në vijën anësore, por ish-sulmuesi Fernando Morientes zbulon se inteligjenca është ajo që e dallon atë nga trajnerët e tjerë. Del Bosque 61-vjeçar, mund të futet në histori të futbollit, nëse të dielën (sot) mbrëma e mposht Italinë në finalen e "Euro 2012". Ai do të bëhej trajneri i parë që ka fituar Kampionatin Evropian, Kampionatin Botëror dhe Ligën e Kampionëve. Morientes, i cili ka shënuar 27 gola në 47 paraqitje për Spanjën (1998-2007), ka qenë pjesë e Real Madridit që nën urdhrat e Del Bosques pati fituar Ligën e Kampionëve dy herë (2000, 2002).

"Del Bosque është një njeri shumë inteligjent dhe për këtë arsye ai është i veçantë nga të tjerët. Ai është një trajner i jashtëzakonshëm dhe e respekton karakterin e secilit lojtar deri në fund", tha Morientes.

Morientes ka thënë se Del Bosque është i drejtpërdrejtë dhe pa asnjë problem ballafaqohet me lojtarët. "Ai i shpjegon çdo futbollisti arsyen se për çka e la në bankë. E bind atë se është i rëndësishëm për ekipin dhe për këtë arsye ka gjithmonë suksese", u shpreh Morientes. "Te Del Bosque ajo që thuhet në zhveshtore, mbetet aty. Ai i gjen fjalët e duhura për t'i bindur lojtarët se këto janë biseda që nuk duhet t'i kuptojë askush".

Tjetër veçori që e dallon Del Bosquen nga trajnerët e tjerë është se spanjolli nuk ua prish qejfin lojtarëve. Ai dëshiron që lojtarët të ndihen të lirë dhe të kënaqen si para ashtu edhe pas ndeshjes.

"Nëse lojtari dëshiron të pijë coca-cola në drekë në vend të ujit, Del Bosque nuk ia prish qejfin. Ai nuk ua limiton gjërat. Është shumë i përpiktë në detaje gjatë stërvitjeve. Është në gjendje ta përsërisë një detaj deri në 25 herë deri në momentin që të kuptohet nga lojtarët".



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CShi i lehtė
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 21°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu