• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Iniesta gjen formën në çastin e duhur

Publikuar: 01.07.2012 - 09:10

Kiev, 1 korrik - Në mes të kritikave befasuese që i ka pranuar gjatë "Euro 2012", Përfaqësuesja e Spanjës të paktën reflekton gëzim për adhurimin universal që po tregohet për mesfushorin Andres Iniesta.

Në ekipin e Spanjës të mbushur me pasues dhe asistues të mirë, Iniesta është lojtari i vetëm që mund të avancojë në sulm me teknikën e tij për ta thyer mbrojtjen kundërshtare dhe për të shënuar gol.

Ndonëse nuk u tregua dominues gjatë fazës së grupeve në "Euro 2012", Iniesta ndikimin e tij te Spanja e dëshmoi në ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale, me Francën dhe Portugalinë. Kundër Francës, Iniesta e nisi aksionin e Spanjës pas pasimit deri te Jordi Alba, i cili asistoi për Xabi Alonson që në minutën e 19-të shënoi golin e epërsisë. Ndërsa kundër Portugalisë, Iniesta ishte lojtari që i pati rastet më të mira për të shënuar gol, por ishte portieri Rui Patricio që ia mohoi disa herë një gjë të tillë me intervenimet e sakta.

Iniesta ishte futbollisti më i qetë te ekipi i nervozuar i Spanjës gjatë gjuajtjes së penalltive kundër Portugalisë, përmes të cilave edhe siguroi kualifikimin në finale. Ai gjuajti i dyti dhe shënoi për golin e parë për spanjollët pas dështimit të Xabi Alonsos. "Iniesta ka pasur një edicion shumë të vështirë për shkak të lëndimeve të shumta. Mirëpo, ai në Evropian ishte i jashtëzakonshëm, duke përparuar nga ndeshje në ndeshje", tha bashkëlojtari i tij, Cesc Fabregas (më gjerësisht sot në “Koha Ditore”).

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CI kthjellėt
Tiranė 16°CI kthjellėt
Shkup 19°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell