Spanja sfidon Portugalinë në gjysmëfinale

Artikujt tjerė
- Tifozin anglez e lë e dashura për shkak të evropianit
- Gjermanët të brengosur, e kanë një spiun në kamp
- EHF-ja nuk e pranon Kosovën me të drejta të plota
- Messi largohet nga futbolli kur nuk ndien kënaqësi
- Italia e erës së re bazohet te veteranët
- Hummels, zbulimi i "Euro 2012"
- Cole shpreson që finalja të jetë ndeshja e tij e 100-të për Anglinë
- Ndryshimet e qëlluara të Loewit
- Çerekfinalja, sukses i madh për grekët
- Asnjë tifoz anglez nuk u arrestua në "Euro 2012"
Donetsk , 23 qershor - Spanja në ndeshjen e sontme çerekfinale të Euro 2012 e mundi Francën lehtësisht me rezultat 2 : 0, duke u kualifikuar kështu për gjysmëfinale ku e pret Portugalia.
Nga ndeshja e çerekfinales së tretë të Euro 2012 ndërmjet Spanjës e Francës, që u zhvillua sonte në Doneck, futbolldashësit nga e gjithë bota pritën shumë. E cilësuan një kryendeshje të Euro2012, një superndeshje ku pritet një lojë e mirë dhe e fuqishme, praktikisht një finale para finaleve. Së paku pritej një ndeshje interesante. E gjithë kjo, duke pasur parasysh rivalitetin e këtyre kombëtareve, traditën dhe potencën aktuale të të dy ekipeve.
Por, praktikisht sonte nuk ndodhi asgjë nga pritshmëria. Në pjesën e parë që të dy kombëtaret nuk treguan ndonjë lojë për ta mbajtur mend, pos golit të avantazhit nga kombëtarja e Spanjës. U luajt më shumë në mesin e fushës, me ndonjë aksion të rrallë në drejtim të portave dhe si rrjedhojë nuk pati edhe aq shanse për të shënuar nga asnjëri ekip. Loja vuante nga përkujdesi i madh i të dy taborreve për të mos pësuar gol, taktikat e tyre që e bënë lojën më shumë monotone se sa atraktive. Dështuan sidomos repartet e sulmit, e sidomos ai frances. Benzema me shokë jo vetëm që nuk shënuan, por mund të thuhet se nuk patën as ndonjë shans më serioz për gol eventual. Spanja, gjithsesi, ishte e dukshme, arriti ta zbatojë më shumë taktikën e vet-mbajtjen e gjatë të topit me pasime të shkurtëra, duke tentuar që ti detyrojnë francezët për ndonjë gabim eventual.
Çështë e vërteta, këtë ia arritën në minutën e 19, kur nëpërmjet aksionit tipik spanjoll
shënuan një gol të bukur nëpërmjet Alonsos. Aksionin e nisi Iniesta, i cili ia pasoi topin Albas dhe ky i fundit Alonsos, i cili me kokë mposhti portierin francez.
Edhe pjesa dërmuese e gjysmëlojës së dytë i ngjau pjesës së parë për nga anemia, joatraktiviteti dhe mungesa e aksioneve të rrezikshme. Zhgënjeu sidomos Franca, e cila luante sikur të ruante rezultat. Edhe në këtë pjesë t dytë të lojës ishin totalisht zhgënjyes sulmuesit francez., të cilët për asnjë çast nuk u treguan të rrezikshëm për portën franceze. Madje , fitohej përshtypja se ata silleshin në fushë sikur nuk dinin çka të donin.
Dhe prap erdhi dënimi nga spanjollët. Në minutën e fundit të ndeshjes gjyqtari referoi penallti për Spanjë , të cilën e realizoi Alonso.










hipo24.06.2012/06:45
Edhe në këtë pjesë t dytë të lojës ishin totalisht zhgënjyes sulmuesit francez., të cilët për asnjë çast nuk u treguan të rrezikshëm për portën franceze???!!!!