• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Anglia, shpërblim “i majmë” në rast kualifikimi

Publikuar: 23.06.2012 - 17:27

Federata Angleze e futbollit ka vendosur t'i japë një shpërblim të majmë skuadrës përfaqësuese në rast fitore Euro 2012. Sipas asaj që publikohet në median britanike, institucioni më i lartë i futbollit është gati të  akordojë një fond prej 20 milionë funte për Tre Luanët, transmeton TCH.

Anglia pas kualifikimit për në fazën finale të Euro 2012 përfitoi 6.7 milionë funte, ndërkohë që kalimi për në çerekfinale të evenimentit i solli kësaj skuadre 2.2 milionë funte.

Në rast se skuadra e Roi Hogson do të fitojë ndaj Italisë do të marrë edhe 1.7 milionë funte të tjerë. Nëse kalon në finale do të përfitojë 2.5 milionë funte, ndërsa triumfi final i siguron asaj 6.2 milionë funte.

Megjithatë trajneri Hogson deklaroi se nuk mendon për anën financiare të kësaj aventure, por vetëm për lavdinë e skuadrës.

'Shpërblimi financiar është gjëja e fundit në mendjen e futbollistëve të mi”, tha Hogson.  “Fitorja në fund do të ketë një domëthënie më të madhe. Do të na pëlqente të ktheheshim ne vend me një medalje', tha ai. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell