Prandelli bën një ecje 21-kilometërshe në mesnatë

Artikujt tjerė
- Prandelli bën një ecje 21-kilometërshe në mesnatë
- Zyrtare: Kevin Constant kalon në Milan
- Skandal me shitjen e biletave të Lojërave Olimpike të Londrës
- Skuadra që shkëlqeu në xhiron e tretë
- Lëndimet penguan Suedinë në misionin e saj në "Euro 2012"
- Blanc kërkon përmirësime para sfidës me Spanjën
- UEFA ka ndarë 379 mijë euro gjoba, priten edhe më shumë
- Maniatis do të mungojë në dasmën e tij nëse arrin në finale
- Blatter kërkon teknologjinë e vijës së golit
- Gjendet trupi i pajetë i tifozit irlandez
Romë, 21 qershor - Trajneri i Italisë, Cesare Prandelli,dhe stafi i tij kanë bërë një ecje 21-ilometërshe deri në një manastir pas mesnatës të së hënës,për të festuar kualifikimin e Italisë në çerekfinale të "Euro 2012", shkroi Reuters të martën. Murgjit "camaldolese" që janë me origjinë nga Italia, por që udhëheqin një manastir 21 kilometra larg bazës së Italisë në Krakovë, ishin takuar me skuadrën para turneut dhe stafi u kishte premtuar se do të bëjnë pelegrinazh në manastir nëse Italia kalon Grupin C. Prandelli, stafi i tij i trajnerëve dhe zëvendëspresidenti i Federatës italiane të futbollit Demetrio Albertini kanë bërë rrugën për në manastir dhe janë kthyer në hotel në orën shtatë të mëngjesit. Italia në çerekfinale të "Euro 2012" do të përballet të dielën me Anglinë.







