• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Gjermania fiton në derbin e grupit

Publikuar: 09.06.2012 - 23:01

Lviv, 9 qershor - Mario Gomez ka shënuar një gol me të cilin ia ka siguruar Gjermanisë një fillim të mbarë në "Euro 2012" të futbollit. Njëra prej pretendenteve kryesore për titull, Gjermania, të shtunën mbrëma në Lviv mposhti Portugalinë e udhëhequr nga ylli Cristiano Ronaldo me rezultatin 1:0. Gomez (72') realizoi golin e vetëm të ndeshjes, duke mposhtur me një gjuajtje me kokë portierin kundërshtar Rui Patricio, pas një krosimi që mori nga Sami Khedira. Gomez nuk kishte realizuar asnjëherë për Gjermaninë gjatë fazës eliminatore për "Euro 2012", ndërsa ai arriti të shënonte qysh në nismë të turneut final.

Gjermania me fitoren e shënuar është ngjitur në krye të Grupit B së bashku me Danimarkën.

"Panzerët" para fillimit të Evropianit janë vlerësuar pas Spanjës si favoritë kryesorë për të fituar titullin. Arsye për këtë ishte edhe fitimi i të gjitha dhjetë ndeshjeve eliminatore. Serinë e vazhduan edhe në nismë të turneut final.

Gjermania dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes, duke pasur më tepër posedim të topit, si dhe më shumë raste shënimi.

Ndërkohë, portugezëve u takoi fundi i pjesës së parë dhe po ashtu pesëmbëdhjetë minutat e fundit të ndeshjes.

Portugezët gjatë kësaj periudhe qëlluan dy herë traversën, me Pepen (45') e Luis Nanin (84').  

Raste tjera për portugezët patën edhe Cristiano Ronaldo (82'), Silvestre Varela (88') dhe Nani (86', 90+2'). Ndërkohë për Gjermaninë rrezikuan Mario Gomez (2', 77'), Lukas Podolski (9', 31'), Thomas Mueller (40')

Gjermania ka vazhduar serinë e pamposhtmërisë në ndeshjet e saj të para në Evropianë. Nga 11 ndeshjet hapëse i ka fituar gjashtë prej tyre dhe ka barazuar në pesë sosh.

Ndërkohë, Portugalia është në një seri të rezultateve të dobëta, ku ka fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit.

Komente (3)

fatoni10.06.2012/10:41

Gjermania eshte kombetare qe ti 'shuan' yjet e futbollit, si Lionel Messi e Cristiano Ronaldo....Messit ja terrun para dy vjeteve 40 e Ronaldos 10 edhe ta kan hup ne fushe kete 'superfutbollist' me skuadra amatore....
Deutchland uber alles

ish futbollisti10.06.2012/07:50

Derbi te cilen u quajt nuk ishte loje aq e mire bile te pakten pjese e pare GJermania fitoi por me lojen asesi nuk mund te jete i kenaqur menaxheri i tyre Low paten shume raste shenimi sidomos podolski ,me ne fund gomez shenoi golin e deshiruar por ne 15 minutat e fundit ishin shume me pak te vemendshem sidomos reprezentuesit gjerman te cilen paten fat se rezultati do te ishte ndryshe andaj duhet ditur se loja luhet 90 minuta madje edhe ate shtese .

wiena09.06.2012/23:45

Normal ju uroj gjermanve per fitore edhe pse kan pas fat te madh se ka mujt mu kry ndryshe edhe nuk kan ba lojen edhe te mir jo shum ide identik me taktik e loj te bajernit kurse bajerni me ket taktik nuk ka fitu as nje titull por topi rrumullak esht edhe gjermania esht ekipi i turnirit sa do qe dobet a e mir lujn deri ne finale i uroj ket titull

1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 18°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme