• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Sot nis Evropiani i 14-të i futbollit "Ukrainë & Poloni 2012"

Publikuar: 08.06.2012 - 09:11

Kiev, 8 qershor - Polonia e Ukraina, dy shtetet nikoqire të Evropianit 2012 të futbollit, kanë bërë zgjedhje mjaft të ndryshme që nga rënia e komunizmit. Pasojat ekonomike të këtyre zgjedhjeve janë evidente dhe sot, derisa po përgatiten për ngjarjen më të madhe për këto dy vende të ish-bllokut lindor - "Euro 2012", që nis të premten (sot) në Varshavë.

Polonia është në mesin e shteteve vonë të futura në Bashkimin Evropian, por është ndër më dinamiket. Shteti po synon të impresionojë vizitorët me autostrada të reja dhe me një turizëm në rritje. Qeveria e Polonisë ka shpenzuar më tepër se 30 miliardë dollarë në projekte të lidhura me turneun, shumica e këtyre të hollave janë shpenzuar në infrastrukturë.

Ndryshe nga polakët, qytetarët në Ukrainë do të kenë vështirësi të shpalosin fytyrën më të mirë para botës, pasi kanë zgjedhur një qeveri që ka shkatërruar imazhin e shtetit me shtypje politike dhe kanë lëshuar rastin që i ka ofruar "Euro 2012" për të bërë përmirësime në infrastrukturë, e që kishte më tepër nevojë se Polonia.

"Turneu ishte paraparë të simbolizonte trashëgiminë e përbashkët dhe një të ardhme të ndritur në Evropën që është duke u zgjeruar. Por, tash turneu po simbolizon çdo gjë që është keq për Ukrainën. Epoka e Revolucionit Portokalli, ka mbaruar tash e sa kohë dhe Yulia Tymoshenko, një nga lideret e atij revolucioni, është në burg pas një gjykimi qesharak", ka vlerësuar Andrew Wilson, një ekspert i Ukrainës brenda Këshillit të Evropës për Çështje të Jashtme.



Më shumë lexoni sot në “Koha Ditore”

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu