• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Ibra, cilin numër do ta bart sezonin e ri

Publikuar: 03.06.2012 - 15:00

Milano, 3 qershor - Drejtori ekzekutiv, Adriano Galliani ka thënë se sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviq këtë verë nuk do të ndryshojë fanellën, por dëshiron të ndërroj numrin.

"Pas largimit të Clarence Seedorf, numri dhjetë ka mbetur i lirë, dhe unë tashmë i kam premtuar Ibrahimoviqit", ka thënë Galliani për gazetarët në Milano.

Suedezi deri më tani ka veshur fanellën me numër 11, ndërsa kulti ‘dhjetë’ është një shenjë simbolike e besimit dhe dëshirës së tij për të vazhduar me paraardhësit e tillë si Gianni Rivera, Rud Gullit, Dejan Saviceviq, e Rui Kosta ...

Pas 11 vjet të bartjes nga ana e Philip Inzaghit, aktualisht në dispozicion është edhe numrin nëntë.

"Unë kam shpresuar se" nënta" mund të qëndrojë tek Inzaghi. Çdo ditë dëgjohem me të", tha duke buzëqeshur Galliani.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 19°C
Tiranė 19°CI kthjellėt
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell