• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Abramovic mbulon me para Pep Guardiolën

Publikuar: 27.05.2012 - 10:46

Londër, 27 maj - Pas fitimit të Kupës së Mbretit nga ana e Barcelonës, trajneri Pep Guardiola mori pushimet për një kohë të pacaktuar, duke qenë se nuk rinovoi me klubin katalanas, mirëpo lajmet që vijnë nga Anglia tregojnë se këto pushime mund të jenë shumë të shkurtra. Manjati rus, Roman Abramovic, pronar i Chelseat të Londrës, duket i obsesionuar pas Guardiolës, aq sa  ka bërë gati një ofertë faraonike, e vështirë për t’u refuzuar: 17 milionë euro në sezon! Me sa duket as Champions-i i fituar nuk e ka kënaqur Abramovichin, që pasi ka shijuar gjithçka të mundshme me Chelsean e tij, kërkon ta shndërrojë në skuadrën më spektakolare në botë. A do të “thyhet” Guardiola para milionave të manjatit rus? Kjo mbetet për t’u parë.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 21°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell