Arsenal e City në garë për Radun

Artikujt tjerė
- Arsenal e City në garë për Radun
- Dunga, trajner i Lazios?
- Boston në finale të Konferencës Lindore
- Ben Arfa i gatshëm ta shfrytëzojë rastin e dytë te Franca
- Barcelona ia jep lamtumirën Guardiolas me një trofe
- Gjermania kërkon titullin e katërt
- Gjermania Perëndimore lë gjurmë
- Sudani Jugor anëtari i 209-të i FIFA-s
- Del Piero nuk do të luajë në Itali
- Ibrahimoviq pranon problemet ekonomike të Milanit
Londër, 27 maj - Skuadrat angleze Arsenal dhe Manchester City janë në garë për shërbimet e mbrojtësit të Lazios, rumunit Stefan Radu, shkruan "The People" të shtunën. Radu 25-vjeçar, ka impresionuar me paraqitjet e tij në edicionin e sapopërfunduar dhe kërkohet me ngulm nga Arsene Wenger e Roberto Mancini. Radu është pjesë e Lazios prej vitit 2008 dhe ka kontratë deri në vitin 2016. Mësohet se skuadrat angleze janë të gatshme të ofrojnë dëmshpërblim deri në tetë milionë euro për transferimin e Radus gjatë kësaj vere, por drejtuesit e Lazios të paktën kërkojnë dhjetë milionë euro për ta liruar.










