• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Chelsea për herë të parë kampion Evrope

Publikuar: 19.05.2012 - 23:45

Mynih, 19 maj - Didier Drogba përjetoi të gjitha të shtunën mbrëma. Shënoi një gol, shkaktoi një penallti në dëm të skuadrës së tij, mirëpo përfundimi për yllin e Chelseat ishte përrallor. Drogba realizoi penalltinë me të cilën Chelseat i siguroi titullin e parë të Evropës. Chelsea mposhti Bayern Muenchenin në "Allianz Arena" të Mynihut pas ekzekutimit të penalltive me rezultatin 4:3. Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 1:1, i cili mbeti edhe pas lojës shtesë.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë, Drogba, shënoi golin e barazimit për Chelsean dy minuta pa përfunduar koha e rregullt, duke dërguar ndeshjen në lojën shtesë, pasi Bayerni ishte duke kryesuar me golin e shënuar nga Thomas Mueller (83'). Më pas ai shkaktoi një penallti në fillim të shtesës së parë, duke ndërhyrë në Franck Riberyn. Mirëpo, për fatin e tij dhe të Chelseat, penalltinë e gjuajtur nga Arjen Robbeni e ndali portieri Petr Cech. Por çdo gjë përfundoi në mënyrën më të mirë për Drogban dhe gjithë skuadrën e Chelseat, kur sulmuesi shënoi penalltinë me të cilën i siguroi trofeun Chelseat.

"Ne kemi treguar një shpirt të madh. Unë kam tetë vite në Chelsea dhe në këtë skuadër kam mësuar që kurrë të mos dorëzohemi deri në fund. Është një mbrëmje historike", ka thënë Drogba.

Ndër më meritorët për trofeun e parë  të Ligës së Kampionëve të fituar nga Chelsea ishte portieri çek Petr Cech. Ai pos që ndali penalltinë e Robbenit në lojën shtesë, priti edhe një penallti të Ivica Oliqit.

Penalltinë tjetër te Bayerni e humbi mesfushori Sebastian Schweinsteiger, i cili qëlloi shtyllën. Ndërkohë te Chelsea dështoi Juan Mata.

"Jam shumë krenar për të gjithë. Nuk ishte e lehtë, por kam besuar se mund t’i ndal ato penallti që ndala. Nuk mund të përshkruaj se si ndihem. Është hera e parë në jetën time që nuk dija çfarë të bëja", ka thënë Cech.

Chelsea njëherësh ka arritur të përmirësojë gabimin që e bëri në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2008 në Moskë, ku ishte mposhtur pas penalltive nga Manchester Unitedi.

Për Chelsean është trofeu i dytë i fituar këtë stinor, pasi më herët fitoi edhe FA Cup e Anglisë. Njëherësh Chelsea me triumfin e së shtunës i ka siguruar vetes pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve edhe edicionin e ardhshëm, pasi në Premier League këtë edicion doli e gjashta.

Chelsea si në dy përballjet gjysmëfinale kundër Barcelonës edhe në finalen kundër Bayernit luajti pjesën më të madhe të ndeshjes në mënyrë shumë defensive. Kjo rezultoi edhe që Bayerni të krijojë shumë raste shënimi, mirëpo bavarezët golin e gjetën tek në minutën e 83-të, kur Thomas Mueller realizoi me kokë pas një krosimi të Toni Kroosit.

Mirëpo, pesë minuta më vonë në goditjen e parë nga këndi Chelsea, Didier Drogba barazoi shifrat duke shënuar me kokë pas një krosimi të Juan Matas.

Robben gjatë lojës pos që humbi një penallti, në pjesën e parë të ndeshjes qëlloi edhe shtyllën.

Bayerni ka dështuar të bëhet skuadra e parë që fiton finalen e formatit Liga e Kampionëve në fushën e vet.

Bayerni ka mbyllur stinorin pa fituar asnjë trofe, ndërsa ka pësuar në finalen e dytë brenda tre stinorëve të "Championsit.

Skuadra e fundit që kishte fituar titullin e Evropës në fushë të veten ishte Interi në vitin 1965.

 

Komente (6)

kemajl emini20.05.2012/13:51

urime fitoren se e kan merituar valla brravo ju qoft se futbolli anglez ka mbizotru edhe prap mbizotron se futbolli esht lind ne angli brravo rroft futbooli anglez rroft angliaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

valza mexhuani20.05.2012/12:12

chelsi eshte ekipi ma i dopt ne evrop

Bossi i chelseas20.05.2012/09:49

Urimeee Chelseaaaaa

kushtrim20.05.2012/09:46

se ka meritu me marr chelsea kupen e europes se ska ba kurfar loje po ky eshte futbolli nuk d.m.th qe gjith ma i miri fiton

london20.05.2012/09:43

urime fitorja chelsea ishte ndeshje shume e mire mirpo ai qe beri histori pa dyshim ishte drogba dhe me kete teknike aje e ka merituar te fitoje kame informata se a ... moviq do tja ndertoje nje permendore sikure qe beri arsenali me henryn.

Laku Chelsea20.05.2012/00:15

Urime Fitoren CHELSEA

1000  Karaktere
Prishtinė 16°CShi i lehtė
Tiranė 16°CKryesisht me vranėsira
Shkup 22°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell