Hasani do të luaj me Werderin dhe Stutgartin

Artikujt tjerė
- Hasani do të luaj me Werderin dhe Stutgartin
- Petroviq, gjuajtësi më i mirë në histori të New Jerseyt
- Shkëndija po i afrohet kreut
- Berati edhe për dy vite tjera në FC Zuerich
- Di Matteo merr leksione nga Arrigo Sacchi
- Drita mban kreun
- Shkëndija në finale të Kupës
- UEFA vendos në dëm të ekipeve maqedonase
- Agron Xhila kampion bote në WBC me fitore me KO
- Mehmedi "prek" titullin me Dynamon
Wolfsburg, 26 prill - Reprezentuesi i Maqedonisë në futboll, Ferhan Hasani, siç duket më në fund do të fitoj gjasë për tu paraqit te ekipi i tij Wolfsburg në dy xhirot e fundit në Bundes Ligës gjermane.
Sipas asaj që përcjell Bild, strategu i Wolsburgut, Felix Magath, kur pa se skuadra e tij nuk ka gjasa të kualifikohet në ndeshjet e kupave evropiane, në dy ndeshjet e fundit ka vendosur që ti jep shans futbollistëve nga banka rezerve, si dhe të lojtarëve që as që ishin në mesin e 18 lojtarëve potencial, transmeton Zhurnal.
Tani do të kemi mundësi që të shikojmë potencialin e lojtarëve të ri që erdhën në afatin kalimtar të dimrit. Ata megjithatë janë e ardhmja e klubit, mirëpo këtë ata duhet ta dëshmojnë, deklaroi Magath. Ndryshe, ish futbollisti i Shkëndijës, Ferhan Hasani, së bashku me ish futbollistin e Vojvodinës, Medojeviq, janë të vetmit që nuk iu dha shans që të jenë të paktën në bankën e rezervave për një ndeshje zyrtare. Kështu që në dy takimet e ardhshme që zhvillon ekipi i Wolsburgut me Werderin dhe Stutgartin shpresojmë që ta shohim futbollistin tetovar.








