Maqedonia kërkon ta angazhojë Arian Ademin në kombëtare

Artikujt tjerė
- Maqedonia kërkon ta angazhojë Arian Ademin në kombëtare
- Beqiraj më i miri te Mali i Zi
- Beqiraj shënon dy gola në fitoren e Malit të Zi (video)
- Seferi më 6 tetor kundër serbit Stankoviq
- Hasani, pranë Dinamos
- Modriq nesër në Real me rrogë javore 150 mijë euro!
- Çeda Janevski, selektor i Maqedonisë
- UEFA dënon klubin maqedonas
- Xhemajli vlerëson se Napoli është gati për Serie A
- Kthesë e papritur, Mourinho heq dorë nga Modriqi
Zagreb, 14 shtator Në horizont është një transfero sensacional i mesfushori të Dinamos, Arian Ademi (21) në kombëtaren e Maqedonisë! Gazeta sportive maqedonase Sport tashmë ka publikuar shllagerin me titull Ademi do ti zgjidhte të gjitha problemet tona, duke iu referuar bisedës së para disa ditëve ndërmjet kreut të Federatës së futbollit të Maqedonisë, Ilče Gorgijoski, me lojtarin shqiptar me prejardhje nga Maqedonia, i cili fillimisht ka luajtur për Shibenikun për të kaluar më pas në Dinamo të Zagrebit. Sipas gazetave kroate, tërë këtë e ka nisur djali i tezes së Arianit, lojtari i Kombëtares maqedonase, Agim Ibraimi (24), i cili e kishte sjellë Ademin në hotelin Esplanade dhe e ka njoftuar me krerët e FFM-së. Nëna e Arianit dhe ajo e Agimit janë motra, të lindura në Tetovë, andaj thuhet se Ademi do të mund ta merret pasaportën maqedonase menjëherë. Maqedonasit planifikojnë që Ademin ta angazhojnë që në ndeshjen kundër Kroacisë, më 12 tetor në Shkup. ..
Ademi me kombëtaren kroate U-19 pati fituar medaljen e bronztë në kampionatin evropian në Francë më 2010, kurse një vit më vonë u paraqit edhe botërorin e të rinjve në Kolumbi.










