Goli i Beqirajt për fitoren e Dinamos në Moldavi

Artikujt tjerė
- Goli i Beqirajt për fitoren e Dinamos në Moldavi
- FFM me kryetar të ri
- Futbollistet e Shkëndijës, bojkotojnë stërvitjet
- Husmani debuton për Domzale
- E arta e parë në Londra 2012 i takoi Kroacisë
- Francezët shuan ëndrrat e Sllovenisë dhe të Gëzimit
- Ferhan Hasani shkon në Dynamo Dresden?
- Serbët e blenë fitoren kundër Rumanisë më 2010
- Milani, nëse e do Xhemajlin, duhet të ndajë 13 milionë euro
- Ndeshja Portadown-Shkëndija, e kurdisur?
Tiraspol, 1 gusht Me një gol të shqiptarit nga Peja, Fatos Beqirajt, skuadra Dinamo e Zagrebit fitoi sonte në Tiraspol të Moldavisë kundër ekipit vendës Sheriff, duke arritur kështu epërsi të mirë para revanshit të së martës së ardhshme që luhet në kryeqytetin e Kroacisë.
Beqiraj shënoi në minutën e 14-të dhe ai pati edhe një rast të shkëlqyeshëm nga fundi i pjesës së parë, por nuk ia doli ti sigurojë ekipit të tij një fitore edhe më bindëse.
Kjo ndeshje u luajt në kuadër të Ligës së kampionëve, kurse pos kësaj deri tash kanë përfunduar edhe duelet BATE Borisov Debrecen i Hungarisë, që përfundoi me rezultat 1:1, pastaj Ironi Kiryat Shmona - FK Neftchi, ku futbollistët vendës fituan me rezultat të thellë 4:0, si dhe ai Molde Basel, të cilin mysafirët zviceranë e fituan me rezultat 1:0.







