Kukësi në Superligën e Shqipërisë

Artikujt tjerė
- Kukësi në Superligën e Shqipërisë
- Skënderbeu kampion i Shqipërisë
- Perdedaj humb ndeshjen e parë të barazhit
- Tirana kërcënohet nga FIFA
- Der Albaner! Ja si Altin Lala fitoi Gjermaninë
- Kukeli e Berisha, prurjet e reja, por a do të vijnë dot?!
- Lala ve bast: Fiton Bajerni im!
- Lorik Cana: Flas shpesh me De Biasin
- Shqipëria mbetet e 84-ta në renditjen e FIFA-s
- Shqipëria e U-19 mposhtin homologët e Bosnjës
Kukës, 12 maj - Luftëtari shpallet Kampion i Kategorisë së Parë dhe siguron ngjitjen në Superligë. Gjirokastritët fituan në ndeshjen e fundit në shtëpinë e tyre përballë Mamurrasit me rezultatin tenistik, 6-3 duke e mbyllur kampionatin në vendin e parë me plot 72 pikë.
Surpriza e këtij sezoni mbetet skuadra e Kukësit që edhe pse barazoi pa gola në supersfidën ndaj Lushnjes, siguroi ngjitjen direkte në Superligë, duke grumbulluar 67 pikë, 3 më shumë se sa Lushnja e vendit të tretë që së bashku me Besën e Kavajës dhe Besëlidhjen e Lezhës do të luajnë në Play Off, transmeton TCH.
Ndërkohë, në fundin e tabelës, Vlora dhe Skrapari janë dy skuadrat që bien një kategori më poshtë, ndërsa Himara dhe Gramozi i Ersekës luajnë Play Out.
Sezoni i ardhshëm i Kategorisë së Parë, rezervon derbin historik kryeqytetas mes Dinamos (e rënë nga Superliga) dhe Partizanit që ngjitet nga Kategoria e Dytë në të Parën.









