• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

TKZ: Rreth 10 mijë shqiptarë në “Swissporarena”

Publikuar: 09.09.2012 - 18:08

Tiranë, 9 shtator - Sipas ueb faqes sportive, asport.info, i cili citon burime nga tifogrupi më i madh shqiptar, Tifozat Kuq e Zi, të martën në stadiumin e Luzernit pritet të shënohet një rekord historik sa i përket tifozëve. Do të jenë rreth 10 000 shqiptarë që do të ndjekin në ekipin përfaqësues të Shqipërisë.

Artim Elmazi, njëri nga përfaqësuesit e Tifozave Kuq e Zi ka thënë se përgatitjet janë në përfundim e sipër, pavarësisht shumë problemeve që ata kanë hasur ne drejtues të Federatës dhe me policinë zvicerane.

“Përveç tifozëve që vijnë nga Evropa, një pjesë e konsiderueshme pritet të vijnë edhe nga trevat shqipfolëse”, ka thënë Elmazi. Ai më tej ka shtuar se gjatë negociatave që kanë pasur me Federatën Zvicerane të Futbollit dhe me policinë e qytetit, janë informuar se këta të fundit presin dyndje shqiptarësh më 11 shtator.

“Gjatë takimit me policinë e qytetit dhe me Federatën zvicerane, na është thënë se kjo ndeshje është me rrezikshmëri të lartë, pasi ata presin që ditën e ndeshjes të jenë rreth 10 000 shqiptarë në ‘Swissporarena’”.

Përfaqësuesi i Tifozave Kuq e Zi ka shprehur gjithashtu edhe pakënaqësi sa i përket Federatës Zvicerane të Futbollit, e cila, sipas tij, nuk i ka ndihmuar fare.

Përveç përkrahjes së Kombëtares në ndeshje me Zvicrën, Elmazi ka thënë në fund se ata si grup kanë organizuar edhe shënimin e 8 vjetorit të themelimit të Tifozave Kuq e Zi.

Ndeshja Zvicër- Shqipëri do të luhet të martën në orën 20:30, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit Brazil 2014.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CI kthjellėt
Tiranė 16°CI kthjellėt
Shkup 19°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell