• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Të dielën Kombëtarja e Shqipërisë, drejt Spanjës

Publikuar: 19.05.2012 - 22:21

Toranë, 19 maj - Edhe pse nuk ka në dispozicion lojtarët më të mirë të mundshëm në miqësoret me Katarin dhe Iranin, trajneri i kombëtares shqiptare ka pohuar se këto dy ndeshje do t’i shërbejnë atij dhe skuadrës për të patur një ide më të qartë rreth mënyrës se si do të luajë përfaqësuesja jonë në eleminatoret e Botërorit 2014.

“I  kam parë këto dy kundërshtarë, në një miqësore mes tyre që doli 2-2. Irani është më i fortë dhe kjo vërehet edhe në renditjen e FIFA-s, ku ata janë 30 vende sipër nesh. Janë dy teste shumë të rëndësishme dhe shumë të vështira për ne. Mundësia e zhvillimit të 2 miqësoreve njëra pas tjetrës është e rëndësishme për mua pasi më jep mundësinë të njoh më mirë skuadrën. Mua nuk më intereson se kush nuk është, por kush është

këtu dhe çfarë do të japë. Të gjithë do të kenë mundësinë të luajnë, por do të mundohem të nxjerr në fushë një skuadër shumë afër asaj që do të luajë në eliminatoret e botërorit”, thotë trajneri kuqezi.

Të dielën kombëtarja do të niset për në Spanjë aty ku me 22 maj do të përballet me Katarin. Pas ndeshjes kuqezinjtë do të kthehen në Shqipëri dhe pas një qëndrimi 2 ditor do të nisen drejt Stambollit, pasi me 26 maj do të luajnë miqësoren me përfaqësuesen e Iranit.

 

Komente (2)

nalja20.05.2012/08:54

s'ka me lujt me spanjen po n'deshja me katarin ka mu lujt n'spanje

Ramadan Kqiku20.05.2012/01:38

kur dot luj shqiperia me spanjen edhe sa ora lun.

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell