Ujkani i gëzohet interesimit të Arsenalit

Artikujt tjerė
- Ujkani i gëzohet interesimit të Arsenalit
- FBK-ja refuzon të falë Valdet Grapcin
- Opsion i FFK-së, protestë para selisë së UEFA-s
- Milaim Rama largohet nga Thuni
- Majlinda në agjendën e IOC-së, Shqipëria e do për vete
- Prishtina e Jeratit "vs" Prishtina e Krasniqit
- Osmani, lojtar në njërën skuadër, trajner në tjetrën
- Alushi pas dy vjetësh huq një ndeshje
- Pingpongistët e nisin me humbje botërorin
- Pranvera e rekordeve të shqiptarëve
Prishtinë, 28 mars - Portieri Samir Ujkani nuk ka asnjë kontakt me krerët e Arsenalit, por megjithatë, atij i bëhet qejfi që emri i tij është përfolur nëpër mediat italiane se po monitorohet nga skautët e Arsenalit. Mediat italiane të hënën kanë shkruar se Ujkani është përcjellë nga skautët e Arsenalit në ndeshjen e fundit kampionale ndërmjet Novaras dhe Lecces (0:0).
"Nuk di asgjë, nuk kam asnjë kontakt me Arsenalin, por e di që është shkruar për mua se po përcillem nga Arsenali. Më bëhet qejfi që është përmendur emri im dhe që jam i njohur për Arsenalin", ka thënë Ujkani të martën për gazetën (më gjerësisht në Koha Ditore).







