Derbi gjilanas lë në hije garën për titull e ekzistencë

Artikujt tjerė
- Derbi gjilanas lë në hije garën për titull e ekzistencë
- BKT Superliga: Peja - Sigal Prishtina 75:71
- Drenica - KEK-u 2:1
- Liria Prishtina 1:0
- Pezullohet turneu në Itali, ku Besës iu ndalua paraqitja
- Liria premton ta ndalë Prishtinën
- Shqiptarët e udhëheqin Zvicrën në Olimpiadë
- Kosova organizon turne ndërkombëtar në minigolf
- Rashkaj pa detyra mbrojtëse
- Hetemaj e krahason veten me Vidalin
Prishtinë, 25 mars - Drita e Gjilani kanë synime të ndryshme këtë edicion. Drita po lufton për titull në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll, ndërsa Gjilani për ekzistencë. Por, kur bëhet fjalë për derbin më të madh në Kosovë, synimet e dy skuadrave gjilanase janë të njëjta. Të dy ekipet synojnë fitoren. Më shumë se për të arritur synimet, në derbi fitorja kërkohet për të kënaqur grupet e tifozëve. Rivaliteti mes Dritës e Gjilanit dhe tifozëve të këtyre dy skuadrave, "Intelektualëve" e "Skifterëve" vlerësohet të jetë shumë i madh. Rivaliteti rritet sidomos para përballjeve direkte. Renditja e skuadrave në tabelë, në derbin gjilanas shpesh humb vlerën.
Ndeshja Drita - Gjilani zhvillohet të dielën (sot) nga ora 13:15, në kuadër të javës së 20-të (më gjërësisht në Koha Ditore) .








