Xhaka: Tash ose kurrë!

Artikujt tjerė
- Xhaka: Tash ose kurrë!
- Vokrri "shfrytëzon" urimin e vjetshëm edhe për sivjet
- Skitarët garojnë edhe natën
- Hendboll, sot nis turneu për 8 Marsin
- Vetëm një arbitër kaloi testin, nga 53 sa iu nënshtruan
- Peja fiton një tjetër derbi, atë kundër kampiones
- Hasi ka edhe ca dyshime për t'u bërë kryetrajner
- Ethet e "Old Traffordit" u ndien edhe në Prishtinë
- Katër Shoshë, në një ekip
- Boks, Hasani e Xhoxhaj e përfaqësojnë Kosovë në Kroaci
Me humbjen e thellë 0:4 në terren të vet që pësoi Borussia Mönchengladbach nga Bremeni, në shtator të vitit të kaluar, edhe Granit Xhaka e humbi vendin e tij si titullar në Borussia. Kështu, në të gjitha ndeshjet e vitit 2013, që, të marra së bashku bëjnë 810 minuta, ai ka luajtur gjithsej 137 minuta!, transmeton albinfo.
Por tash, kur kanë mbetur vetëm edhe dy ditë para ndeshjes së kthimit me Bremenin, shanset janë të mira që Graniti t`i kthehet njëmbëdhjetëshit startues. Në fakt, ende nuk duket të ketë ndryshuar qëndrimi i klubit ndaj tij, por mungesa e Thorben Marx-it, për shkak të ndalesës që ka për të luajtur, mund t`i kthehet në shans futbollistit shqiptar.
Mirëpo vetë Xhaka nuk beson gjithaq në këtë mundësi. Ai thotë se trajneri Lucien Favre nuk ka biseduar akoma me të.
Pastaj, ne kemi parë se së fundi edhe lojtarë tjerë kanë pasur përparësi para meje, me gjithë faktin se unë kam qenë në formë, ka shtuar ai.
Për këtë arsye futbollisti i talentuar shqiptaro-zviceran do t`i drejtojë Favre-së një thirrje për ndihmë: Unë, në 9 ndeshjet obligative të vitit 2013 kam luajtir vetëm rreth 130 minuta. Kjo është tepër pak për mua. Unë kam nevojë për lojëra, thotë ai.
Vetëm duke e angazhuar, ai do të dëshmojë se ia ka vlejtur shuma 8.5 milionë euro që Borussia e ka dhënë për të. Kur mbretëron besimi dhe kur angazhohesh në më shumë ndeshje, edhe gabimet e tilla të lehta nuk ndodhin më, thotë ai. Këto gabime, siç shkruan gazeta, mund t`i kushtojnë atij së shpejti edhe me largimin nga përfaqësuesja zvicerane e futbollit.
Ndërkaq Graniti thotë: Kam pasur një bisedë të mirë me trajnerin e kombëtares, Ottmar Hitzfeld. Por, kur dikë nuk e angazhojnë në ndeshjet e klubit të vet, ai nuk është më as lojtar i kombëtares


reni07.03.2013/15:51
GAZI boll mire e ki nuk osht sen ka bon sdi qysh po lun ky ne Bundeslig 1000 Topa i hup sen ne offensiv sen nuk bon nejse shum fat granit

Gazi07.03.2013/14:01
Po mvjen keq me thane veq ma shume po i kushton vemendje pamjes se jashtme sesa futbollit. Deri sa nuk ka pase pare ka lujt shume mire e si u bo i pasun asnje loje te mire nuk e ka lujt. Nuk ka faj treneri.










Blendi07.03.2013/16:09
Graniti eshte lojtar i mir, problemi eshte te trajneri i cili nuk ja jep shansin per arsye te qe vetem trajneri i tij i din, eshte dem qe nje talent si Graniti te rri ne bankin...