• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

SIGKOS Bashkimi kërkon shërbimet e Yll Kaçanikut

Publikuar: 25.10.2012 - 14:45

Prizren, 25 tetor -  Skuadra prizrenase kërkon ish basketbollistin e Sigal Prishtinës, Yll Kaçanikun.

Sipas burimeve të koha.net brenda klubit prizrenas, për lojtarin 27-vjeçar, i cili aktualisht luan në ekipin turk të Darüşşafakas, klubi i basketbollit SIGKOS Bashkimi ka ofruar nëntë mijë euro për shërbimet e tij.

Ish-basketbollisti i Sigal Prishtinës stinorin e kaluar ka luajtur për Istanbulsporin, me një mesatare prej 14 pikëve dhe 6.5 kërcimeve për ndeshje.

Ylli përveç Daruşşafakas ka luajtur edhe për Karisiaken, Mersin Antalyan dhe Tofasin. Por, mbetet të shihet nëse klubi turk do të lirohet nga shërbimet e njërit ndër lojtarët më të mirë të shqiptar që luajnë në Turqi.

Krahas tij në Turqi luajnë edhe basketbollistët tjerë shqiptarë si Butrint Haxhismajli e Kenan Spahiu në Tofaş dhe Ermal Kuqo me Anadolu Efes-in.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 28°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell