• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Xhaka kritikon bashkëlojtarët dhe kritikohet prej tyre

Publikuar: 13.10.2012 - 16:09

Zuri, 13 tetor - Një intervistë që Granit i Xhaka ka dhënë për gazetën zvicerane “Tages Anzeiger” ka ngjallur debate dhe mospajtime në klubin e bundesligës gjermane Borussia Mönchengladbach, ku ai luan prej disa muajsh.Nuk është hera e parë që Xhaka ankohet për “mentalitetin defetist” të bashkëlojtarëve të tij në mesin e ri. Por, në intervistën e përmendur ai ka qenë edhe më i ashpër.

Sipas Xhakës, futbollistët që i ka gjetur në Gladbach nuk kanë mentalitet fitimtari. Ata nuk e kërkojnë fitoren por janë të kënaqur vetëm të mos humbin. “Ata më kanë thënë se duhet të jemi të kënaqur nëse nuk biem nga liga”, shprehet Xhaka, transmeton Albinfo.

Më tutje, Graniti ka theksuar se në mesin prej nga ai ka ardhur, në FC Basel ka qenë normale të mendohet dhe të flitet vetëm për fitore. Dihet se ish skuadra e tij zvicerane, derisa në të ka luajtur Graniti, ka fituar dy tituj kampioni dhe një kupë të Zvicrës.

I pyetur rreth qëndrimit të publikuar të Xhakës, drejtori sportiv i Gladbachut  Max Eberle është shprehur se nuk e shqetëson kjo gjë.

“Graniti ka vetëm 20 vjet dhe është duke u etabluar në një ligë të madhe futbolli. Ai është ambicioz dhe ndoshta i zemëruar se nuk po ecën gjithçka ashtu si e ka paramenduar ai. Unë nuk kam problem me këtë punë, sepse ne i duam pikërisht lojtarët që duan të arrijnë diçka”.

Por ndryshe ka reaguar një bashkëlojtar më i vjetër i Xhakës në ekipin e tij të ri, Thorben Marx. “Nganjëherë është më mirë që thjesht të mbyllësh gojën”, ka thënë Marx.

Ndërsa kapiteni i skuadrës, Filip Daems shpreh mirëkuptim për kolegun e tij të ri: “Graniti është një tip triumfues dhe ne, natyrisht, po ashtu të gjithë duam të fitojmë. Unë mendoj se ai nuk e ka menduar negativisht këtë që e ka thënë“.

Borussia Mönchengladbach gjatë verës që shkoi ka paguar 8.5 milionë euro FC Baselit për blerjen e Xhakës.





 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 28°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell