Liga Ballkanike "vë drynin" për ekipet kosovare

Artikujt tjerė
- Liga Ballkanike "vë drynin" për ekipet kosovare
- Trepça '89 forcohet në krye
- Demantohet lajmi për shkarkimin e trajnerit të Prishtinës
- Xhaka kërkon reagim të skuadrës
- Kosova s'mund të përfitojë nga rasti i Gjibraltarit
- Bylbyl Sokoli pranë Prishtinës
- Plejofin e kërkojnë edhe skuadrat jashtë "katërshes së madhe"
- Trepça shënon fitore
- Hajvalia merr 3 pikë në Vushtrri, Drenica e Drita barazojnë
- Çitaku ia siguron fitoren Suedisë (U17)
Prishtinë, 5 tetor - Drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës po presin lejen nga FIBA për t'iu bashkuar Ligës së Ballkanit në Basketboll (BIBL). Por leja e FIBA-s, për të cilën nuk dihet kur do të vijë, mund të mos garantojë paraqitjen e skuadrave kosovare të basketbollit në BIBL. Këtë e ka lënë të kuptohet vetë drejtori sportiv i Ligës Ballkanike, Shay Shtriks. Sipas tij, për paraqitje të skuadrave kosovare në BIBL duhet të pajtohen federatat e të gjitha vendeve që prezantohen me ekipe në këtë ligë. Njëra prej tyre është Federata e Serbisë që punon vazhdimisht për të mbajtur të izoluar basketbollin kosovar.
Pas një takimi që patën me drejtues të FIBA-s, më 4 shtator, drejtuesit e FBK-së bënë të ditur se ekziston gatishmëria që ekipet kosovare t'i bashkohen Ligës së Ballkanit qysh në edicionin 2012\2013, që nis pas dhjetë ditësh. FBK-ja pret që vendimi i FIBA-s lidhur me paraqitjen e ekipeve kosovare në BIBL të merret gjatë muajit tetor, por edicioni i ri i BIBL-it nis më 16 tetor (më gjerësisht sot në Koha Ditore).








