FBK-ja synon pjesëmarrjen në garën që veç sa s'ka nisur

Artikujt tjerė
- Kosova pret t'i japë fund serisë së zezë
- UEFA thyen statutin për të pranuar Gjibraltarin, për Kosovën s'ka as miqësore
- Futboll, Bytyçi shënon për Norvegjinë (U17)
- Hendboll, KH Vjosa kërkon mbështetje më të madhe
- Futboll, Gashi i gatshëm për Twenten
- Prishtina - Hysi 1:2
- Boks, Kosova ftohet të marrë pjesë në Evropian
- Trepça 89 në luftë me Prishtinën dhe gjyqtarët e saj
- Dy kampionët e fundit hapin xhiron e tetë
- Shaqiri kërkon përqendrim maksimal te Bayerni
Prishtinë, 2 tetor - Zyrtarë të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) shpresojnë t'u bëjnë vend dy skuadrave kosovare në Ligën Ballkanike të Basketbollit (BIBL). Por, sipas të dhënave në ueb-faqen zyrtare të kësaj lige, kjo duket e pamundur, meqë 10 ekipet pjesëmarrëse nga tetë shtete kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë gare. Madje, është caktuar dhe shorti dhe gara do të fillojë pas dy javëve. Më 16 tetor në Beograd do të luhet ndeshja e parë e këtij stinori të BIBL-së ndërmjet OKK Beogradit dhe KK Kuzovit nga Maqedonia.
Por, kreu i FBK-së, Fatmir Gashi, ngul këmbë se ekipet kosovare kanë ende mundësi t'i bashkohen kësaj gare, që është e nivelit të dytë për nga cilësia në Ballkan.
Javë më parë, zyrtarët e FBK-së ishin për vizitë në seli të FIBA-s dhe atje kanë shtruar çështjen e pjesëmarrjes së klubeve kosovare në këtë garë. Sipas FBK-së, FIBA ka premtuar se do të shqyrtojë këtë çështje dhe në Kosovë ishin kthyer me goxha optimizëm (më gjerësisht sot në Koha Ditore).










n.n.03.10.2012/10:37
Puna dhe iluzioni.