IOC-ja e njofton Serbinë për vizitën në Kosovë

Artikujt tjerė
- Letër e hapur e Granit Xhakës
- Vëllaznimi i shpëton humbjes në sekondat e fundit
- Në Kosovë gjithnjë humbet "faji" i gjyqtarëve
- Ditët, kur ëndrra e Kosovës mund të bëhet realitet
- Maliqi e Krasniqi drejt kampionatit çek
- IOC-ja e njofton Serbinë për vizitën në Kosovë
- Humbjet e thella, brenda e jashtë, më s'janë befasi
- Drita ndal Prishtinën, Hysi e Besa shënojnë fitoret e para
- Trepça realizon synimin - merr pikë në Therandë
- Prishtina llogarit edhe në një trepikësh
Prishtinë, 17 shtator - Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) i janë kthyer rutinës së vjetër - lobimit për njohje. Për ndryshim nga vitet e kaluara, udhëheqësit e KOK-ut nuk do të lobojnë vetëm jashtë vendit, por do të presin edhe një delegacion të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Në fund të tetorit apo fillim të nëntorit, për herë të parë Kosovën do ta vizitojë një delegacion zyrtar i IOC-së. Qëllimi i vizitës së delegacionit të IOC-së është njoftimi nga afër me gjendjen e sportit kosovar, punën e federatave, sidomos të atyre të pranuara ndërkombëtarisht dhe punën e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Për vizitën në Kosovë, IOC-ja paraprakisht do të njoftojë Komitetin Olimpik të Serbisë. Serbët ishin informuar nga IOC-ja edhe për vizitën që bëri në selinë e kësaj organizate një delegacion kosovar në shkurt të vitit të kaluar (më gjerësisht sot në Koha Ditore).










