Ka bërë bum në Youtube, Adrian Morina sonte në ZDF (video)

Artikujt tjerė
- Sokoli, kandidat për trajner të Tiranës
- Suspendohet stadiumi i Lirisë
- Drenica udhëton për të ndalur hovin e Prishtinës
- Sforza: Bayerni mund të huazojë Shaqirin
- Trepça premton prezantim dinjitoz në "Cevat Soydas"
- Federatë paralele basketbolli në Mitrovicë
- Tifozët e Vëllaznimit kërkonin kokën e Babajt!
- Peja, e indinjuar me vendimin e Kuvendit për Grapcin
- Blatter e Beckenbauer flasin për Xherdanin
- Skuadra e udhëhequr nga një shqiptar, dominon sportin e panjohur në SHBA
Shqiptari i ri nga qyteti Rorschach, Adrian Morina do të shfaqet sonte drejtpërdrejtë në televizionin gjerman ZDF, në orën 23.00. Ai është ftuar në emisionin Akutaliteti në Arenën Sportive pasi që është bërë protagonist i një videoje mjaft interesante në Youtube me mbi 14 mijë shikime. Futbollisti i ri, me babanë shqiptar dhe nënën italiane gjuan me një top futbolli objektivat e vendosura. Ai arrin të fusë topin madje edhe në një rrotë automobili në lëvizje, njofton Albinfo.
Po ashtu, nga një distancë madhe Adriani arrin në mënyrë akrobatike të godasë shishet e plastikës, shkruan më tej gazeta e njohur zvicerane St.Galler Tagblatt.
Shtatëmbëdhjetëvjeçari do ta sfidojë sonte live trajnerin e klubit Borussia Dortmund, Jürgen Klopp, me gjuajtje në portën në mur.
Siç shkruan gazeta gjermane, paraqitjet e Adrian Morinës janë në kufirin e legalitetit. Ky i ri është inspiruar nga francezi Rèmi Gaillard. Ky talent futbolli është i njohur me goditje e tij fërkuese që për pak sa nuk kalojnë kufirin e legalitetit. Po kështu vepron edhe Adriani, cili godet me një top futbolli trenin në lëvizje.


mirketa dermaku03.09.2012/21:44
bravo shum per djaloshin

Melos Mustafa03.09.2012/16:27
I mahnitshem

Melso Mustafa03.09.2012/16:26
I Mahnitshem

dini02.09.2012/20:31
brravo






selatin.gashi04.09.2012/09:20
shum bukur vetem vashdo keshtu te gjith shqiptaret kudo qe jane krenohen me ty Sukses