Drenica Hajvalia 3:1

Artikujt tjerė
- Xhaka synon të "pushtojë" Bundesligën
- Prishtina planifikon të nisë me fitore mbrojtjen e titullit
- Kastrioti paguan dëmshpërblim për Rrahmanin
- Abrashi në dyshim vetëm kundër Thunit
- Fejzullahu pret të vazhdojë me gola
- Kuqi nuk mendon për pensionim
- Harbuzi firmos me Syrianskan
- Behrami synon "Scudetton" me Napolin
- Starti i fuqishëm i garanton Shaqirit shkëlqimin te Bayerni
- Trepça '89 - Besa 2:0
Skënderaj, 21 gusht Përkundër faktit se Drenica dhe Hajvalija janë ndër ekipet me më se shumti përforcime në Superligë, para shikuesve treguan një lojë mesatare. Udhëtuesit të parët erdhën në epërsi, ndërkaq vendasit fitoren e siguruan 3 minuta para përfundimit të ndeshjes, në të cilën u referuan dy penalti.Goli i parë u shënua në minutën e 30, kur mbrojtësit e Drenicës ndërhyjnë në Fillim Guraziun, në zonën e rreptësisë, për çka arbitri Vula referoi penallti, të cilën vet Guraziu e shndërroi në gol për 0:1. Rezultati u barazua 6 minuta më vonë kur Hysen Tahiri i Drenicës me një gjuajtje të saktë nga afro 25 m. barazoi shifrat (1:1).
Simpatizuesit e kuqezinjëve ishin në ankth deri në min. e 87, kur pas një ndërhyrje të palejuar në zonë ndaj Taulant Dajakut u referua penallti të cilën ky i fundit e shndërroi në gol për epërsinë 2:1. Në sekondat e fundit të ndeshjes Berat Hyseni, mposht portierin Avdyli, duke shënuar golin e tretë për vendasit (3:1).








