• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Shqipëria, mundësia e vetme për lojtarët e Superligës

Publikuar: 17.08.2012 - 09:36

Prishtinë, 17 gusht - Kastriot Rexha vlerësohej ndër sulmuesit më të mirë në Kosovë. Pasi u konfirmua në Kosovë për disa stinorë dhe fitoi disa trofe, ai këtë verë vendosi që të transferohet jashtë vendit. Që të kalojë kufijtë e Kosovës e kishte të pamundur pa kaluar paraprakisht fazën e provave. Pikërisht përmes provave ai firmosi për një vit me Vllazninë e Shkodrës që garon në Superligën e Shqipërisë. Në fakt skuadrat e Superligës së Shqipërisë kanë qenë të vetmet që kanë shfaqur interesim dhe kanë transferuar futbollistë nga Kosova gjatë kësaj vere. Deri më tani futbollistët e klubeve kosovare nuk kanë mundur të transferoheshin në vende tjera, përjashto ndonjë lojtar që ka kaluar në skuadra të kategorive të ulëta.

Rexha ndihet me fat që ka firmosur me Vllazninë, ani pse kontratën e siguroi pasi tregoi vlerat në prova.

"Po shihet që klubet e Shqipërisë kanë kthyer sytë nga Kosova. Kjo është shumë e mirë, na jep rast të dëshmohemi edhe jashtë vendit", ka thënë ai.

Dy vjetët e kaluar klubet nga Shqipëria nuk transferuan futbollistë nga Kosova. Këtë verë ndodhi ndryshe. Përveç Rexhës, te Vllaznia kaloi edhe Ilir Nallbani që edhe më herët kishte luajtur në Shkodër. Te Kukësi i promovuar në Superligën shqiptare kaluan Yll Hoxha e Besar Musolli, derisa Argjent Mustafa e Bernard Berisha kaluan te Besa e Kavajës. Amir Rrahmani pret të finalizojë kalimin te Kastrioti. Për lojtarin më të mirë në Kosovë, Mentor Zhdrellën është duke insistuar Skënderbeu i Korçës.

Trajnerët kosovarë vlerësojnë se transferimi në Shqipëri përmes provave nuk iu bënë nder vetë futbollistëve.

"Është gabim që lojtarët e Kosovës shkojnë në prova në klubet e Shqipërisë. Nuk duhet që ata të nënçmojnë veten, edhe nga kampionati i Shqipërisë asnjë lojtar nuk del në liga evropiane. Nuk është ndonjë hap i madh para në karrierë", ka thënë ish-trajneri i Dritës, Bekim Isufi.

Viteve të kaluara gjatë afateve kalimtare kishte futbollistë nga Kosova që provoheshin në skuadra evropiane. Sivjet nuk kishte të tillë. Mesfushori Bardhyl Kaçiu që për disa vjet rresht provoi të gjejë klub në Evropë, së fundi ka nënshkruar me skuadrën e kategorisë së katërt suedeze, Rosengard.

 

Komente (3)

agim17.08.2012/14:38

Kam propozim qe KTv ti transmetoje Seria A.. ose ligen gjermane... se tjerat spo i kqyr askush, se spo ka shqiptare neper to,, e ne keto dy liga ka shume interesim, lene Spanjen pashe jeten , se e keni tepru aaaa

Driton17.08.2012/14:02

pse spe bashkojn ligat te shqiperis dhe te kosoves per me hyp kualitetin e futbolit shqiptaar

edhe inshalla bashkomi kshtu a kshtu mrena ni vjetet me shqiperin!

jeton maliqi17.08.2012/11:45

a dote ket ne ktv ndonje lig evropjane nese po cila ashte

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 28°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell