Xhaka këndon himnin shqiptar dhe zemëron zviceranët

Artikujt tjerė
- Napoli, "Juve" e Behramit
- Fredrikstadi kërkon Hasanin
- Shaqiri shënon për Bayernin
- Behrami më i përgatitur se që kanë pritur te Napoli
- Lazio kthen interesimin për Hetemajn
- Zvicra nuk pati gjasa pa Xhakën e Shaqirin
- Kosova aplikon në IOC pas njohjes së 100-të
- Majlinda nis të mendojë për Lojërat e radhës Olimpike
- Visar Sermaxhaj kalon tek Trepça
- Kampioni i Superligës së Kosovës përfiton 26 mijë euro
Borussia, 29 korrik - Në skuadrën Borussia Mönchengladbach, ku talenti shqiptar nga Zvicra, Granit Xhaka është duke luajtur së fundi, praktikohet një ritual që të gjithë futbollistët të këndojnë para kolegëve të tyre nga një këngë që zgjedhin vetë. Xhaka është përcaktuar për himnin kombëtar shqiptar! Dhe kjo ka ngjallur nervozë te gazeta Blic am Sonntag, e cila e ka intervistuar Xhakën lidhur me këtë, transmeton portali Albinbfo.
I pyetur përse ka kënduar himnin shqiptar, Xhaka ka thënë se si fëmijë i mësojmë disa këngë të caktuara. Dhe, sinqerisht, është kënga e vetme që mund ta këndoj edhe pse, vetëm strofat e para... Bashkëlojtarët u shprehën të befasuar, ata nuk e dinin se prindërit e mi vijnë nga Kosova.
Ndërsa pyetjes përse nuk ka zgjedhur të këndonte himnin e Zvicrës, Graniti i është përgjigjur se nuk e dinte tekstin e asaj kënge. Si fëmijë, natyrisht nuk e kam mësuar pasi që prindërit e mi nuk janë rritur në Zvicër.
Më tutje i konfrontuar nga gazetari me vërejtjen se ai është duke luajtur për kombëtaren zvicerane, Xhaka ka thën: Unë them gjithmonë: Ndjehem 80 për qind si zviceran dhe 20 për qind si kosovar. Unë jam zviceran, por rrënjët e mia janë pjesë imja dhe ashtu do të mbeten përgjithmonë. Unë nuk kam asnjë problem lidhur me këtë.
Por, shumë njerëz në Zvicër nuk e shohin me sy të mirë që ju të këndoni himnin shqiptar, ka qenë ndërhyrja e radhës e gazetarit, të cilës Granit Xhaka i është përgjigjur: Mua më duhet të jetoj me këtë. Unë e kam prejardhjen që e kam dhe i qëndroj asaj. I dua të dy vendet me gjithë zemër. Nëse dikush mendon me një shpirtngushtësi të tillë, unë nuk kam çfarë të bëj. Dhe, ka edhe zviceranë të qindpërqindtë që nuk dinë ta këndojnë himnin zviceran. Mua, thjesht, më duket e vështirë për ta mësuar. Por, të jem i qartë: unë dua dhe do ta mësoj atë. Është një qëllim afatmesëm imi.
Ndërsa në ndeshjen që luhet në shtator në mes të Zvicrës dhe Shqipërisë, Xhaka nuk do ta këndojë asnjërin himn. Kështu i është përgjigjur pyetjes së radhës të gazetarit.
Granit Xhaka është pyetur edhe për frikën që, sipas gazetës, disa futbollistë me rrënjë shqiptare nuk do të paraqiten në ndeshjen kundër Shqipërisë. Ju, a do të luani?. Qind për qind po, ka qenë përgjigja e vendosur e futbollistit të ri. Madje edhe sikur të mos nominohesha nga trajneri nacional. Përgjegjësit e Federatës Shqiptare e dinë përse unë jam përcaktuar për Zvicrën dhe jo për Shqipërinë.
Pyetja e fundit për Xhakën ka qenë se a do të mund të imagjinohet që ai ta ndërrojë kombëtaren në rast se Kosova së shpejti do të ketë mundësi të luajë në ndeshje ndërkombëtare. Pavarësimi (lejimi i kombëtares kosovare në ndeshjet ndërkombëtare) është shumë larg dhe unë nuk merrem fare me këtë gjë.


skender grabovci31.07.2012/17:15
do te shtoja vetem kete , ne zemer tende qendro gjithmone shqiptar, ndryshoje ate perqindje, 80 me 20 ne te mire te flamurit kuq e zi, sigurisht qe edhe prinderit tuaj do te jene edhe me shume krenar per ty granit
te deshiroj suksese edhe me te medha ne te ardhmen, jemi krenar qe je i yni

Prishtina31.07.2012/02:21
Te presim per Kosoven ..Xhaka

vedat 30.07.2012/18:55
shum pom vjen mir ,qe kurr se ka harru atdhen e vet e prejardhjen se nag jan prindrit e tij e farefisi i xhakes,,shum suksese ne ... er edhe ne skuadra e re ,ishalla keni fat ne lk

Kolonel Graff30.07.2012/11:33
kur shoh dhe ndigjoj se ende ka atedhetare sikurse G. Xhaka me besoni m bohet zemra mal. paqim shume sikur Xhaken!

Betim30.07.2012/03:43
Bravo Xhaka !!!!








ardian thaqi31.07.2012/19:49
hahha ky eshte nje shembull i mire qe te sherben! dmth miresi ne fatkeqsi. pa dasht me komentu ma shum pasi qe as vet nuk e pas ka dit qka ka than apo edhe qka ka desht me than, dua te them se ky eshte shembull se si fshf duhet te punoj qe mos te ikin djemet tan e te shkojn diku tjeter dmth miresi ne fatkeqsi