Përparim Hetemaj mbetet te Chievo

Artikujt tjerė
- Përparim Hetemaj mbetet te Chievo
- "Princi" nga Prizreni lufton për titullin "EBU-EU"
- Mërgim Mavraj bëhet kanibal?
- Bunjaku, shpresë e Kaiserslauternit
- Skuadrat e fusin në "ler" sapo shpallen kampione
- Serbët nuk besojnë se FIFA e ka përnjëmend
- Nuhiu vlen më shumë jashtë Austrisë
- Behrami, pranë Napolit
- Bayerni nis të ushtrojë presion mbi Shaqirin
- Xhaka nuk shkon në Olimpiadë
Verona, 7 korrik - Mesfushori Përparim Hetemaj edhe në edicionin e ri do të derdhë djersë në fanellën e skuadrës Chievo. Kështu është bërë e ditur nga mediat italiane. Drejtuesit e skuadrës nga Verona nuk e kanë lejuar Hetemajn të transferohet te skuadrat e interesuara, Lazio e Fiorentina. "Klubi njofton se Përparim Hetemaj do të mbetet në Chievo, pasi edicionin e shkuar në Serie A ka pasur paraqitje të mira dhe nuk e ka ndërmend ta lirojë", raporton "seriebnews.com".
Hetemaj, 25-vjeçar, stinorin e kaluar pati 32 paraqitje me Chiveon. Chievo këtë verë bleu kartonin e Hetemajt nga skuadra Brescia.









