Behramin do ta gëzonte shiriti i kapitenit

Artikujt tjerė
- Behramin do ta gëzonte shiriti i kapitenit
- Platini kundërshton vendimin e FIFA-s për Kosovën
- Sot përcaktohen finalistët e Kupës
- Ëndrra olimpike e "mbesës" së miliarderëve amerikanë
- Çështja e Kosovës futet në rend dite të IOC-it
- Gjergjaj përgatit Thompsonin për duel me Klitschkon
- Nis lufta për titull kampioni
- Serbia reagon kundër vendimit të FIFA-s
- Krasniqi: Kosova po e thyen izolimin në sport
- Thaçi përshëndet vendimin e FIFA-s
Firence, 23 maj - Pas largimit të kapitenit të Fiorentinës, Riccardo Montolivo, në drejtim të Milanit, shiriti i kapitenit pritet t'i takojë mesfushorit kosovar Valon Behrami. Mesfushori është i adhuruari i tifozëve të Fiorentinës dhe është kandidati më serioz për këtë "gradë". Vetë Behrami 27-vjeçar të martën për "calcionews24.com" ka thënë se do ta gëzonte shumë nëse i besohet shiriti i kapitenit. "Tifozët duan që unë të jem kapiten. Kjo më gëzon shumë me të vërtetë, por mendoj që Gamberinit do t'i takonte më shumë se mua. Do të shohim se çfarë vendimi do të marrë trajneri dhe shoqëria në klub", ka thënë Behrami. Ai te Fiorentina u transferua gjatë janarit të vitit të shkuar nga West ham Unitedi.








