• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Sot përcaktohen finalistët e Kupës

Publikuar: 23.05.2012 - 09:23

Prishtinë, 23 maj - Trajneri i Hysit, Fadil Ademi, dhe ai i Trepçës '89, Veton Çitaku, janë shprehur optimistë se skuadrat e tyre do të fitojnë biletën për në finale të Kupës së Kosovës në futboll. Por, njëri nga ta, do të mbetet i zhgënjyer dhe pa finale.

Ndërmjet Hysit dhe Trepçës '89 do të përcaktohet njëri finalist, derisa finalisti tjetër do të përcaktohet nga çifti Ferizaj - Prishtina.

Ndeshjet e kthimit gjysmëfinale zhvillohen të mërkurën (sot, 16:00).

Hysi në Merdar do të presë Trepçën '89 dhe ka një fije epërsie, meqë ndeshja e parë në Mitrovicë pati përfunduar 1:1, sikurse dhe ndeshja tjetër e zhvilluar në Prishtinë, ndërmjet ekipit vendas dhe Ferizajt (1:1).

Trajneri i Hysit, Ademi, thotë se rezultati i ndeshjes së parë është në favor të ekipit të tij, por kërkon nga futbollistët e tij që të jenë të kujdesshëm. Ai në këtë ndeshje nuk mund të llogarisë në Petrit Osmanin e Mirsad Idrizin që janë të lënduar.

"Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të luajmë me seriozitetin më të madh. Rezultati i ndeshjes së parë na favorizon ne, por kjo nuk do të thotë asgjë nëse nuk japim maksimumin për të fituar. Trepça '89 ka skuadër të mirë dhe mendoj se do të jetë rivale e vështirë për t'u kaluar. Ne e njohim skuadrën e Trepçës '89, i dimë edhe dobësitë edhe përparësitë", ka thënë Ademi.

Ndërkohë, trajneri i ekipit mitrovicas është shprehur i kujdesshëm duke thënë se gjasat për të dy skuadrat janë 50 me 50.

"Nuk jemi dorëzuar dhe do të shkojmë për fitore në Merdar. Motivi është në anën tonë, pasi jemi në luftë edhe për titull të kampionit. Jemi maksimalisht të përgatitur dhe besoj se ekipi ynë do të prekë finalen. Jemi në nivelin më të lartë të lojës, por gjasat janë 50 me 50 në këtë ndeshje", ka thënë Çitaku.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 25°CI kthjellėt
Shkup 29°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme