Trepça i bashkohet Prishtinës në finale

Artikujt tjerė
- Uchimura synon ta nxjerrë Japoninë nga hija e Kinës
- Xhemshiti shkëlqen në ndeshjen e parë si profesionist
- Dështimi i Bayernit, rast madhështor për Shaqirin
- Në Kosovë dhuna e kurdisjet mësohen në fëmijëri
- Krasniqi: Dyshimet kanë ndodhur në sy të instruktorit të FIFA-s
- Rama vrapon qarkun e tij të fundit!
- Humbësit e plejofit favorizojnë Prishtinën
- Krimi në sport po "ushqehet" duke mos u ndëshkuar
- Xhaka e sheh veten të gatshëm për Bundesligë
- Trepça i bashkohet Prishtinës në finale
Mitrovicë, 19 maj - Skuadra e Trepçës ka prerë biletën për në finale të BKT Superligës së Kosovës në basketboll. "Xehetarët" të shtunën mbrëma në palestrën "Minatori" të Mitrovicës shënuan fitore përballë Pejës me shifrat 73:63, në ndeshjen e tretë gjysmëfinale. Trepça kualifikohet në finale me rezultat të përgjithshëm 2:1. Në finale Trepça do të takohet me Sigal Prishtinën, e cila ka përparësinë e terrenit në ndeshjen e pestë eventuale. Fituesi në finale përcaktohet pas tri fitoreve.
Ndeshjen e parë gjysmëfinale të luajtur para një jave në Mitrovicë, "xehetarët" e fituan me vështirësi, pas vazhdimit prej pesë minutave. Në mesjave në Pejë u luajt ndeshja e dytë e kësaj serie, ndërsa vendasit fituan bindshëm për të barazuar rezultatin në 1:1.
Të shtunën "Trepça" regjistroi ndeshjen më të mirë në gjysmëfinale dhe siguroi finalen e dytë të edicionit. Finalen e parë, atë të kupës e fitoi pikërisht në Pejë.
Ekipi mitrovicas fitoren dhe njëherësh finalen e siguroi në minutat e fundit të ndeshjes, më saktësisht kur kishin mbetur pak më shumë se dy minuta lojë. Trepça regjistroi seri 12:2 dhe u shkëput në dhjetë pikë epërsi, 71:61. Në këtë shkëputje kontribuuan Imer Tahiri me tri pikë dhe amerikani Jaleel Nelson që pati dy topa të vjedhur. Te skuadra e Trepçës shënuesi më i mirë ishte Drilon Hajrizi me 19 pikë të shënuara, i përcjellë nga Gazmend Asllani (14), Besnik Azemi (12) e Nelson (10).


atdheu20.05.2012/10:14
prishtina e ka radhen

sara20.05.2012/01:53
uuuuurrrrrriiiiimmmmmmeeeeeee TTTTTTRRRRRRREEEEEEPPPPPCCCCCCCAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA









Sokoli22.05.2012/09:22
Trepce kjo qe ju luani nuke eshte basket kuptoni basketi luhet me tru e jo me muskuj jeni shume te mjere ekip tipik i Tropojes ska lidhje me basket, shikus mendojne qe me fitore me zore arihet diqka kesaj i thone shkurt TURP I TURPIT.