• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

KEK-u - Lepenci 5:6

Publikuar: 19.05.2012 - 21:08

Kastriot, 19 maj - Pas përfundimit të ndeshjes buzëqeshja shihej si te futbollistët vendas të KEK-ut, ashtu edhe te ata mysafirë të Lepencit. Kjo tregonte se në stadiumin "Agron Rama" në Kastriot të shtunën u zhvillua një ndeshje "miqësore". U përballën KEK-u, që ka humbur gjasat për ekzistencë, dhe Lepenci, që po lufton për t'i ikur barazhit. Në fund fitoi skuadra për të cilën të gjithë në stadium e dinin se do të fitonte, ajo mysafire nga Kaçaniku. Por, rezultati nuk ishte ai që pritej në një ndeshje të dyshimtë si ajo mes KEK-ut e Lepencit. Mysafirët fituan me rezultat 6:5.

Lepenci me këtë fitore mbetet në pozitën e nëntë që në fund ia siguron mbetjen në elitën e futbollit kosovar. KEK-u renditet i parafundit me 25 pikë, pa gjasa për të mbetur në Superligë.

Mesfushori i Lepencit, Florim Berisha, shënoi tre gola për fitore në ndeshjen që jo rrallë i ngjante cirkut. Ai realizoi në minutën e 41-të nga penalltia dhe më pas në minutat 48 e 80. Me nga një gol kontribuuan Përparim Livoreka (2'), Xhevdet Shabani (12') e Pajtim Berisha (25').

Ndërkohë për KEK-un shënuan Mensur Simnica (5'), Alban Shillova (20', 46'), Gëzim Pllana (55') e Enis Krasniqi (75').

Komente (8)

fatlum21.05.2012/19:01

qysh po jav ze goja keq per lepenc me fol e ato lojt tjera qka po ju duken psh trepqa kur ka fitu heren e fundit apo edhe hysi

fans21.05.2012/09:05

kurgjo nuk eshte pse ja ka leshu lojen kur dijet qe edhe QPRja ja ka leshu lojen Man City qka po e beni tragjike

LepencKampione21.05.2012/00:57

@edi Kur te folsh per Kacanikun duhet me livrit 3her prej vendi mor fmi i flliqt

I Deshperuari20.05.2012/10:28

Ku me na pranue FIFA E UEFA tani neve,,sjem kerkah,nese edhe ksaj radhe nuk ndermerr masa federata le te ndalojn krejt ftbollin,nuk shkon ma kshtu!

atdhu20.05.2012/10:12

edhe une jam kosove prandaj jemi ketu marre hysi jep piket prishtines keku lepencit kua ffkja

edi20.05.2012/09:37

Jane mesue edhe keta te katundeve me ble loje hahahhaha...hajde more perhajer,edhe nje vit i keni ne superlige keta te Kacanikut,si dihet ndoshta bohen edhe kampione hahahhaha.
Per kete pune une nuk shikoj kurre futbollin e Kosoves,se gjithmone ka kurdisje,edhe krejt e dijne,e bohen se asgje s'ka ndodhe hahahhaha

tifozi20.05.2012/00:13

si tifoz i pranishum ne ndeshje kjo ka qen loja ma e kurdisur ne histori te futbollit

valoni19.05.2012/21:36

marre oj ffk marre krejt edicionin lepenci 29 loj 21 golla e nje loj 6 gola turp per futbollin kosovar

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CKryesisht me vranėsira
Shkup 17°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu