Gazetari suedez Diamant Salihu dënohet pasi bleu armë për shkrimin hulumtues

Artikujt tjerė
- Gazetari suedez Diamant Salihu dënohet pasi bleu armë për shkrimin hulumtues
- Për aksion ushtarak kundër Iranit - 63% e amerikanëve
- Merkel propozon referendum për euron në Greqi
- Obama-Hollande: Masa për rritjen
- Gjobë protestuesve anti-Putin?
- Protesta masive kundër planit për Bahrejnin
- Obama me plane të reja për Afrikën
- Pica prish kongresistët
- Hungaria i mbyll gojën radios opozitare
- Kreu i fundit komunist i Polonisë shumë i sëmurë
Stockholm, 18 maj Gazetari i tabloidit suedez "Ekspresen" Diamant Salihu është dënuar sot me gjobë parash me vlerë 14.400 kruna suedeze për shkak të posedimit pa leje të armës pasi që kishte blerë një armë për nevoja të shkrimit hulumtues në të cilin kishte thënë se sa lehtë është bëhesh me armë në Suedi.
Për të njëjtin shkrim gjyqi në Malmoe e ka dënuar edhe kryeredaktorin e gazetës Tomasa Matson me 30.000 kruna (3.300 euro) e redaktorin Andreas Johanson me 13.500 kruna.
Shkrimi i Salihut ishte botuar në vitin 2010 pas vrasjes së tre personave gjatë të shtënave të motivuar nga përkatësia racore .
Gazetari Salihu me lehtësi e bleu pushkën gjysmautomatike pas kontakteve që bëri me nëntokën e Malmes për nevoja të shkrimit të vet
Të dënuarit kanë paralajmëruar ankesë ndaj aktgjykimit.







