Umberto Bossi dhe dy djemtë e tij nën hetim

Artikujt tjerė
- Umberto Bossi dhe dy djemtë e tij nën hetim
- Turqia, së shpejti mes 10 ekonomive të botës
- Dokumentar kundër Obamës
- Pas Rusisë, edhe Asad thotë se Kosova stërvit opozitën siriane!
- Irani ekzekuton spiunin e Wikileaks
- Merkel shkarkon ministrin e Mjedisit
- Obama me urdhër ekzekutiv për Jemenin
- Bisedime jozyrtare mes Turqisë dhe BE-së
- Taxhikistani ndalon seritë turke
- Tragjedi në SHBA, nëna vret 4 fëmijët e më pas vetëvritet
Romë, 16 maj- Lideri i Legës, Umberto Bossi do të hetohet nën akuzën për mashtrim ndaj shtetit. Mediat italiane bëjnë me dije se emri i tij tashmë është shkruar në regjistrin e të hetuarve për mashtrim, bashkë me ish-ministrin e thesarit Francesco Belsito, në lidhje me rimbursimet elektorale në korrik të viti 2011.
Prokurori i Milanos Edmondo Bruti nëpërmjet një deklarate për mediet bëri me dije se bëhet fjalë për shumën prej 18 milion eurosh, ndërkohë që mësohet se të dyshuar janë edhe dy djemtë e Umberto Bossi, Riccardo dhe Renzo Bossi, për përvetësim parash.
Sipas hetuesve, Umberto Bossi, si përfaqësues ligjor i Legës, ka qenë në dijeni se fondet e thesarit të shtetit, të menaxhuara nga Francesco Belsito dhe në bashkëpunim i kanë përdorur për qëllime partiake. Kryeprokurori Bruti tha se nën hetim për përvetësim parash është edhe senatori Piergiorgio Stiffoni, i cili ka përfunduar nën vëzhgimin e hetuesve për disa transferime parash të dyshimta.
Ky është skandali i dytë në të cilën përfshihet familja Bossi, pasi pak ditë më parë u publikua fakti se djali i tij Renzo disponon një diplomë shqiptare. Djali i Umberto Bossit rezulton të jetë diplomuar në 29 shtator të 2010-ës në Universitetin Kristal të Tiranës, për Menaxhim Biznesi. Në dokumentet e publikuara vërehej se Renzo Bossi ka qenë një student i shkëlqyer dhe ka arritur rezultate shumë të mira në të gjitha lëndët. Por sipas hetuesve, Renzo Bossi rezulton ti ketë shlyer të gjitha lëndët në universitetin shqiptar brenda një viti, pasi diplomën e maturës në Itali e ka marrë në vitin 2009, ndërsa në 2010-ën është pajisur me diplomë universitare.








