• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Tragjedi në SHBA, nëna vret 4 fëmijët e më pas vetëvritet

Publikuar: 16.05.2012 - 15:27

Florida, 16 maj -  Një nënë 33-vjeçare vrau me armë zjarri katër fëmijët e saj dhe më pas u vetëvra, në Port St John, të Floridas. Tonya Thomas, në gjendje të rëndë depresive, nisi të qëllonte në ajër me pistoletë brenda shtëpisë, ndërsa fëmijët e saj, të moshës 12-17 vjeç, vrapuan jashtë për të kërkuar ndihmë tek fqinjët e tyre.

Pas disa minutash gruaja doli jashtë banesës dhe me qetësi i urdhëroi fëmijët të futeshin brenda, duke i vrarë një nga një, e më pas qëlloi edhe mbi veten, transmeton BW.

Fqinjët lajmëruan menjëherë policinë, sapo u njoftuan nga fëmijët, por ndërhyrja e tyre ishte e kotë. Kur mbërritën në vendin e ngjarjes policët gjetën pesë trupa të pajetë.

Sipas autoriteteve, 33-vjeçarja kishte pasur probleme me bashkëshortin e saj, nga i cili ishte divorcuar prej disa ditësh.

Përpara se të kryente krimin e rëndë, gruaja i kishte dërguar një mesazh fqinjit, ku shkruante se dëshironte që trupi i saj të digjej bashkë me ata të fëmijëve.

Fatkeqësisht mesazhi që mund të parandalonte tragjedinë u lexua shumë vonë.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CKryesisht me vranėsira
Shkup 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu