• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Izraeli nuk merr pjesë në Samitin e Çikagos

Publikuar: 11.05.2012 - 17:19

Chicagp, 11 maj - Aleanca Veri-atlantike ka bërë të ditur se Izraeli nuk do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s në Çikago, por ka mohuar se Turqia, si anëtare e Aleancës, ka bllokuar pjesëmarrjen e tij.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka përmendur si arsye mospjesëmarrjen e Izraelit në misionet ushtarake të Aleancës Veriatlantike.

Disa raporte të mediave kanë thënë se Turqia ka kundërshtuar praninë e Izraelit në Çikago, për shkak të incidentit të vitit 2010, kur ushtria izraelite ka bastisur anijen me ndihma për Rripin e Gazës, duke vrarë nëntë aktivistë turq.

Rasmusen ka thënë se në samit do të marrin pjesë edhe 13 partnerë të NATO-s, por vetëm ata që kanë kontribuar në operacionet ushtarake të Aleancës.

Nikoqir i samitit është presidentit i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama. Ai do të zhvillojë punimet më 20 dhe 21 maj.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CI kthjellėt
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell