• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Putin pas betimit luan hokej në akull (Foto)

Publikuar: 09.05.2012 - 17:15

Moskë, 9 maj - Vladimir Putin nuk e ka fshehur asnjëherë pasionin e tij për sportin e hokejit në akull. Këtë ai e vërtetoi edhe në ditën kur ai bëri betimin si presidenti i ri i Rusisë.

Vetëm pak orë pas përfundimit të ceremonisë zyrtare në Kremlin, Vladimir Putin veshi patinat për t'u bërë pjesë e një ndeshje hokeji mes skuadrës së Amatorëve të Hokejit ku ai bënte pjesë dhe asaj të përbërë nga legjendat e këtij sporti në Moskë.

Kreu i shtetit rus tregoi të gjithë aftësitë e tij në këtë përballje duke shënuar 2 herë, ndërkohë që fituesi i ndeshjes u caktua nga gjuajtjet e penalltive.

Kjo ndeshje hokeji pati edhe 2 spektatorë të veçantë dhe bëhet fjalë për ish-kryeministrin italian, Silvio Berluskoni, mik i hershëm i Vladimir Putin dhe ish- kancelarin gjerman, Gerhard Shrëder, transmeton TCH. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 13°C
Shkup 16°CShi i lehtė
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell